Juristi Kreshnik Spahiu duke analizuar në Frontline situatën me adoleshentët shqiptarë pas vrasjes tragjike të Martin Canit, shprehet se adoleshentët në masivitet sot konsumojnë hashash dhe shteti nuk merr masa represive.
'Një moment që të ushtrojmë presion që ata që marrin çelësat e një institucioni, të kenë një përgjegjësi që ti paraprijmë fatkeqësive që ndodhin. Nëse kjo vrasje nuk do kishte ndodhur, a do ishte situate vaj në arsim. Nuk jemi këtu se ka ndodhur një vrasje, por se po rritet një brez i dhunshëm. Shikojmë një situatë gri, një të ardhme të pashpresë. Kur ndodh mes Tiranës e dini ç’ndodh në provinca. Fenomen masiv. Për sa kohë ndodh në çdo qytet, nuk shkohet në shkallët e pallateve, qelbet era hashash. Si nuk marrin masa represive.
Ç’pret nga një adoleshent që ja fut me hashash që në mëngjes. Mos bëjmë sikur nuk shikojmë. A e dini që edhe në 9 shtete europiane ku është legalizuar kanabisi, arsyeja kryesore që të regjistrojnë që të gjithë përdoruesit ti mbajnë në kontroll. Me legalizim ti vendosin në shina dhe kontroll. Prioriteti është tek buxheti. Po të mbyllnim tiktok gjëja më e thjeshtë. I mbyllim të gjitha, por një zgjidhja me 0 shpenzim, pa futur dorën në xhep, pa marrë përgjegjësi. Hyj tek ata që TikTok duhet mbyllur. Por nuk është kjo zgjidhja. Fillon kur çdo javë në mbrëmje të shikojmë ministrat shqiptar të marrin përgjegjësi për detyrimet që kanë.'
Lajmi kryesor:
Revoltohet Spahiu: Pse ministrat i gëzojnë privilegjet por fshihen dhe nuk përballen në debate televizive?
G.K//ReportTv.al