Spahiu: PD u bashkua me PS për rrogat e deputetëve dhe listat e mbyllura, por jo për rezolutën e BE

31 Tetor, 22:49| Përditesimi: 31 Tetor, 22:53

  • Share

 

Kreshnik Spahiu e shikon si të turpshme sjelljen e opozitës që nuk votoi për rezolutën e BE-së. Sipas tij PD dhe opozita e gjejnë mirë gjuhën me Ramën për të votuar amnistinë apo për listat e mbyllura, por jo për rezolutën e BE-së duke dashur bllokimin e Shqipërisë. 

'Moment historik për Shqipërinë, përgjegjësia e liderëve duhet të jetë e nivelit të lartë. Çështja është je patriot apo jo. Kjo opozitë që gjeti dialogun për listën e mbyllur, për të rritur rrogat nga 1000 euro në 3500 euro e gjeti konsensus dialogun me Edi Ramën, bën amnisti politike për të liruar të dënuarit e GJKKO. Kur bëhet fjalë për interesat e Shqipërisë këta e votojnë Shqipërinë dhe shqiptarët.

Mosdhënia e votës për rezolutën është një sjellje antikombëtare. Është sjellje personale nuk ka lidhje me Edi Ramën. Dje u plotësuan 14 kërkesa Fredi Belerit, u gjet dialogu pse nuk gjendet me Gaz Bardhin. Kam 34 vjet që studioj shtetin e së drejtës por nuk i marr vesh.'


Lajmi kryesor:

Spahiu: E turpshme që progres raporti i BE, përkthehet si regres nga opozita dhe mediat e saj


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?