Politikë

Spahiu për Report Tv: Berisha bashkë me Metën kanë humbur më keq se PD pa LSI në 2021

15 Maj, 21:33| Përditesimi: 15 Maj, 22:50

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu analizoi rezultatin e deritanishëm që prodhuan zgjedhjet e 11 majit, kur po numërohen edhe votat e fundit të diasporës dhe rezultati final duket i “çimentuar”.

Ai shpjegoi faktorët që sollën rezultatin dhe që ndikuan, të cilët i kishte parashtruar edhe para zgjedhjeve në Report Tv, duke renditur katër prej tyre.

I ftuar në ‘Repolitix’ mbrëmjen e sotme, ai shpjegoi për panelin dhe moderatoren Marsela Karapanço, se këto zgjedhje treguan atë çfarë ishte parashikuar më parë prej tij, se Sali Berisha dhe bashkë me Ilir Metën kanë humbur më keq se PD pa LSI në vitin 2021, madje edhe më keq se Lulzim Basha.

“Asgjë nuk më cudit, çdo gjë e parashikuar. Një vit rresht në studion tuaj kam deklaruar tre-katër faktorë. Kam thënë se Berisha do marrë më pak vota se në 2021. Dhe ai nuk jep shpjegim pse ka marrë më pak vota nga Basha, edhe pse me Ilir Metën në aleancë. Partitë e vogla kanë marrë më pak vota, për shkak të sistemit, terrenit të papërgatitur për partitë e reja, histori që përsëritet prej 35 vitesh ku shqiptarët votojnë partitë e mëdha dhe japin pak për të voglat. E treta nuk më habit Berisha që nuk i pranon zgjedhjet sepse ai uk e mori partinë për të ardhur në pushtet por për t’u mbrojtur nga drejtësia, SPAK dhe problemet që ka me drejtësinë dhe për shkak të non gratës. Ai e mori partinë për mbrojtje politike. Dhe e fundit zgjedhjet e 11 majit ishin të parashikueshme, të lexueshme krejtësisht dhe pak rëndësi kishte nëse ishin 83, 81 apo 78 mandate”, u shpreh juristi për Report Tv.

Në lidhje me partitë e reja, Spahiu tha se ishin risi dhe patën një fushatë pozitive, të ndihmuar edhe nga situata e vendit me SPAk dhe rrjetet sociale.

“Nëse ka risi në këto zgjedhje janë paritë e reja politike, që në bazë edhe të prognozës që kemi bërë e kishim parashikuar këtë rezultat. SPAK dhe rrjetet sociale ishin ndihmë e fuqishme që nuk ka ekzistuar më parë. Faktori i tretë është vota e diasporës që ka qenë shumë e lartë për partitë e reja, me mbështetje të gjerë. Qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë gjykojnë se këta i përfaqësojnë”, u shpreh ai.

Juristi theksoi se nuk duhet kërkuar dorëheqja e Berishës, pasi nuk ka vlerë, teksa nuk e quajti të drjetë sulmin ndaj kandidateve të PS-së, kur në krahun tjetër kanë futur në listë edhe të burgosur.

“Nuk duhet të këmbëngulim për dorëheqjen e Berishës Ata që duan ta mbajnë le ta mbajnë, ata që duan të qëndrojë le të qëndrojë, ata nuk ndryshojnë, duan ta mbajnë. Kejsin në Tiranë dhe Sarën në Elbasan nuk kemi të drejtë t’i paragjykojmë sepse palatjetër ka futur edhe të burgosur të listë. Edhe sikur të kenë të afërm këto dy kandidate të arrestuar, nuk ke të drejtë juridikisht, kur në krahun tjetër ke edhe të arrestuar nga SPAK. E ka kushëri a të afërm, çfarë problemi ka? A ka pengesë ligjore që e pengon? Kur ti ke edhe të arrestuarin në listë”, përfundoi Spahiu.

Ora 22:14
Spahiu: Humbja e thellë e PD në diasporë, hedh poshtë çdo akuzë për manipulime në Shqipëri!

 

Juristi Kreshnik Spahiu rrëzoi pretendimet e PD-së për manipulim apo vjedhje votash, duke u shprehur se është e vetmja parti që konteston.

Ai argumentoi se rezultati i thellë i humbjes edhe në Diasporë, hedh poshtë pretendimet e selisë blu, teksa deri tani nuk ka dorëzuar asnjë provë për akuzat që ka ngritur ndaj pushtetit të Edi Ramës.

“Po të pyesësh sot se kush janë provat e manipulimit, askush nuk e jep. Ka kakofoni me këtë çështje ditët e fundit. Në kaq parti në garë elektorale, si ka mundësi që vetëm një parti e konteston rezultatin dhe procesin, që në fakt ka 50% e komisioneve dhe votave?! Nuk po ankohen partitë e tjera apo të vogla, nuk po shprehen as kundër rezultatit, por thonë vetëm për sistemin, dhe me të drejtë, që ka prodhuar më pak mandate në krahasim me votat. Ata nuk thonë se u janë vjedhur votat me shumicë. Këta pretendojnë se janë vjedhur votat nga bandat kriminale. Po atëherë si shpjegohet vota e diasporës shqiptare në Itali, Angli, Gjermani etj., ku diferenca është e madhe, si shpjegohet. Kjo është fyerje e itneligjencës kombëtare dhe jo problem PS-je dhe pushteti, se s’mund të thuash e të manipulosh gjysmë milioni qytetarë”, tha Spahiu.

Megjithatë ai e cilëson rezultatin e Berishës të lartë duke parë edhe situatën e tij politike dhe penale ku ndodhet.

“PD ka marrë 50 dhe kur ke një lider që nuk kalon dot as La Manshit dhe është non grata, duhet të kishte përfunduar me 5 deputetë dhe jo me 50. Por ai ka elektoratin e tij, si në kohën e Enver Hoxhës ka elektoratin e tij dhe që i qëndrojnë besnikë, mund të jenë edhe antiamerikanë apo antieuropianë, ka elektoratin e tij të besuar”, argumentoi juristi për Report Tv.

Në lidhje me konsulentin Chris LaCivita dhe sjelljen e opozitës ai ndau mendimin se elektorati i PD është i vendosur në pjesën më të madhe, çfarëdo të bëjë Berisha, kurse konsulenti e pa Shqipërinë si një vend ku mund të bënte ca para.

“Shqipëria është vend i veçant, që po t’i dali edhe një kaldaist i ambasadës, besojnë verbërisht, manipulohen, besojnë verbërisht te Berisha. Mendo që po të vijë pasnesër familja e Trump dhe këta do lëshohen e do thonë na blenë edhe familjen e Trump, teksa pas katër vitesh do akuzohet edhe Trump për korrupsion dhe kështu me radhë, Biden i korruptuar, Blinken i korruptuar, Merz i korruptuar, e për këta vetëm Berisha dhe Meta nuk janë të korruptuar apo janë të pastër. Këta nuk e kuptojnë që këta e kanë prerë faturën”, analizoi Spahiu në ‘Frontline’.

Ora 22:02
Spahiu: Ky nuk është sistemi më i keq për partitë e reja! Në Kosovë apo Gjermani duhen 5% në rang kombëtar!

Sistemi elektoral aktual është më i keqi për partitë e reja, por nuk duhet pritur që PS dhe PD ta ndryshojnë në favor të tyre, pasi nuk mund të bëjnë vetëvrasje dhe të lëshojnë estabilishmentin, vetëm nëse do detyrohen nga dikush tjetër që ta bëjnë.

Ky ëhstë konkluzioni që jep juristi Kreshnik Spahiu në analizën e tij në lidhje me numrin e vogël të mandateve që fituan partitë e reja, edhe pse numri i votave është shumë herë më i lartë, por për shkak të sistemit prodhohen vetëm pak mandate.

“Në Shqipëri ka sistem elektoral më të komplikuar e të vështirë sesa në Kosovë dhe që i penalizon partitë e reja. Në Kosovë duhet të kalosh 5%, nëse merr 4,9 nuk merr deputet, po edhe në Gjermani e njëjta gjë. Duhet ta kalosh 5% dhe shumë vende të Europës e kanë, Shqipëria e ka 1%. Nëse do kishim sistem mazhoritar, asnjë nga partitë e reja nuk do kishte deputet, njëlloj si në zgjedhjet lokale, që po të futen këto parti nuk marrin asnjë bashki”, tha juristi për Report Tv.

Por a mund të ndryshojë ky Kod Elektoral?

“Por nuk mund që PS dhe PD të bëjnë sistem në favor të partive të reja, ato kanë gurin dhe arrën, mos mendoni se do e lehtësojnë edhe për 2029, do e vështirësojnë edhe më shumë. Në Shqipëri pragu është më i ulët, a mund të bëhet tjetër? I bie që PS dhe PD të bëjnë vetëvrasje. Vetëm me presion bëhet, t’i detyrojë dikush, por me dëshirë nuk heqin dorë, sepse kanë vendosur estabilishmentin dhe kanë sistemin e kapur në tavolinë”, analizoi Spahiu në ‘Frontline’.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se qeveria Rama 4 do të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?