Spahiu: Protestat me 50 veta të dështuara para Bashkisë, po rrisin politikisht profilin e Erion Velisë

8 Gusht, 17:39| Përditesimi: 8 Gusht, 18:14

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv protestën e sotme të opozitës para bashkisë së Tiranës, ku u vu re një numër i ulët protestuesish, që zvogëlohen nga protesta në protestë.

Sipas Spahiut, protesta e opozitës tek bashkia mund të ketë edhe qëllim forcimin e Erion Veliajt.

'Kam 30 vite që kam qenë pjesë e protestave. Kam pasur fatin të rritem në protesta, që nga protestat e dhjetorit. Them që protesta e sotme është më e vogla në historinë e PD-së. Jo vetëm në numër, cilësi, sasi përmbajte është mini protesta më e vogël e çdo shoqate në 34 vite. Edhe partitë e reja i kanë në përmasa më të mëdha. Edhe shoqatat e peshkatarëve, gjuetarëve, taksistët jo e jo. A është e qëllimshme, kjo pastaj duhet analizuar. Mund të ndodh që objektivi të jetë për të forcuar Erion Veliajn.

Disa protesta të dështuar me 50 veta e kanë rritur profilin e Erion Velisë. E forcën kundërshtarin. Është ligj dialektik në politikë. Kauzat e dështuara e forcojnë targetin që je nisur për ta forcuar. Kjo ka ndodhur edhe me Edi Ramën, edhe pse ka pasur disa skandale, është rritur në vota. Mendoj se është e qëllimshme. Nuk ka moral opozita të protestoj para qeverisë, pasi ka në marrëveshje dhe nuk mund të protestojnë', tha Spahiu.

Më tej Spahiu thekson se opozita nuk ka moral të protestoje para kryeministrisë apo bashkisë së Himarës, pas paktit Berisha Rama dhe më kot proteston para bashkisë së Himarës.

'Pse protestojnë para bashkisë, kur dje deklaruan që janë vjedhur zgjedhjet në Himarë. Duhet të protestojnë para bashkisë Himarë, apo para kryeministrisë. Askush nuk mund të jap shpjegime. Çlidhje ka protesta e bashkisë kur ti ke bërë zgjedhje në Himarë.'

Sakaq, juristi i bëri thirrje Ramës pasi fitoi bashkinë e Himarës, që të mos e betonizojë atë siç ka bërë Berisha me Shkëmbin e Kavajës.

'Himara është Shkodra e jugut të Shiqpërisë. I bëj thirrje kryeministrit Rama që mos e betonizoj Himarën dhe Dhërmiun njësoj siç e bëri Berisha Shkëmbin e Kavajës. Strategjitë për Tavon duhet të jetë e kujdesshme për Shqipërinë turistike. Riviera shqiptare nuk e mban betonin që ka bregdeti i Adriatikut. Do mbaj përgjegjësi nëse e bën shkëmb e beton jugun e Shqipërisë. E them i shqetësuar. Nëse udhëton sot sa kalon tunelin shikon gjysmën e bregut me kantiere ndërtimi. Është e udhës ti bëjmë thirrje qeverisë, Ramës e Tavos që riviera shqiptare është perla.'

Ora 18:01
Spahiu: Nëse Kurti pengon projektin 'franko-gjerman', para se Trump të vijë në pushtet, rrezik për Kosovën

 

Spahiu paralajmëron Kurtin dhe Kosovën që të mos pengojnë planin franko gjerman pasi mund të ketë pasoja. Sipas tij, çdo vonesë e Kurtit penalizon Kosovën dhe qeverinë e tij në të ardhmen.

'Nëse Albin Kurti vonon projektin franko gjerman deri në ardhjen e Trump rrezikon të përballet me një plan më të dizfavorshëm se plani franko gjerman. Duke krijuar konflikt me BE dhe administratën Biden që sot së bashku me BE kanë kërcënuar Kurtin se do përballet me sanksione. Se ka mbyllur disa posta atëherë Kosova rrezikon shumë. Një administratë e re në SHBA nuk i dihet se çfarë projekti do ketë. Mund të mos pajohet me projektin e BE për Kosovë, çdo vonesë e Kurtit ndëshkon Kosovën dhe mund ta sanksionojë me pasoja në të ardhmen. Përplasja e sotme e Kurtit është me pasoja që do i dëgjojmë më vonë.'

Ora 17:53
Ironia e Spahiut: Pse opozita nuk protestoi sot para Bashkisë Himarë, por në Bashkinë e Tiranës?

 

Për juristin Kreshnik Spahiu opozita nuk ka më moral të protestoj para kryeministrisë pas paktit Berisha Rama për kodin zgjedhor.

E pakuptimtë për të është që PD proteston para bashkisë Tiranë dhe jo para bashkisë së Himarës, pasi dje i shpallën zgjedhjet e kësaj bashkie si të pavlefshme.

'Nuk ka moral opozita të protestoj para qeverisë, pasi ka në marrëveshje dhe nuk mund të protestojnë. Nuk ka moral. Ka një objektiv, Berisha ka atë nivel të caktuar për të kuptuar që vetë e ka mbyll misionin. Po synon për trashëgimtarin e partisë, që do të jetë vajza e tij. Synon të konsolidoj pozitat e vajzës. Synon të rrisin autoritetin e vajzës që të ketë në dorë listat e deputetëve. Që rivalin e saj ta ketë të dobët, çdo lëvizje e Berishës është në funksion të saj. Pse protestojnë para bashkisë, kur dje deklaruan që janë vjedhur zgjedhjet në Himarë. Duhet të protestojnë para bashkisë Himarë, apo para kryeministrisë. Askush nuk mund të jap shpjegime. Çlidhje ka protesta e bashkisë kur ti ke bërë zgjedhje në Himarë.'

Ora 17:48
Spahiu thirrje Edi Ramës: Mos e betonizo Dhërmiun dhe Himarën, si Berisha 'Shkëmbin e Kavajës'

 

Juristi Kreshnik Spahiu i bëri thirrje kryeministrit Rama pas fitores së Tavos në Himarë, që të mos e betonizoj ashtu siç bëri Berisha me Shkëmbin e Kavajës në bregdetin e Adriatikut.

Spahiu thekson se Himara është shumë e rëndësishme dhe ajo pjesë e jugut nuk e mban dot betonizimin dhe kantieret e ndërtimit.

'Himara është Shkodra e jugut të Shiqpërisë. I bëj thirrje kryeministrit Rama që mos e betonizoj Himarën dhe Dhërmiun njësoj siç e bëri Berisha Shkëmbin e Kavajës. Strategjitë për Tavon duhet të jetë e kujdesshme për Shqipërinë turistike. Riviera shqiptare nuk e mban betonin që ka bregdeti i Adriatikut. Do mbaj përgjegjësi nëse e bën shkëmb e beton jugun e Shqipërisë. E them i shqetësuar. Nëse udhëton sot sa kalon tunelin shikon gjysmën e bregut me kantiere ndërtimi. Është e udhës ti bëjmë thirrje qeverisë, Ramës e Tavos që riviera shqiptare është perla. Më e rëndësishme se Shkodra në disa aspekte. Është më e mrekullueshme, më joshëse. Strategjia duhet të jetë krejtësisht tjetër. Vija bregdetare duhet ruajtur nga dyndja barbare e betonit e hoteleve dhe uria që kanë ndërtuesit shqiptar', theksoi Spahiu.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ilir: 12/08/2024 19:40

    po o kreshnik,,,aty rri, ,,po te degjon njeri..keta jane hajdute o kreshnik,,cfare pret nga hajdute qe vjedhin popullin e vet...

    Përgjigju
  • Ana: 09/08/2024 06:30

    Keni plotesisht te drejte pse duhet shkaterruar cdo gje qe eshte e bukur?pallat 8 katesh ne grün Cost?Cmenduri dhe shemtim total.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?