Juristi Kreshnik Spahiu, në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, ka deklaruar se sondazhet e nxjerrin PS forcë fituese.
Sipas tij, PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet pasi i dalin humbje madhështore
'Edi Rama në zgjedhjet e kaluara kur ka shkruar rezultatin ka dal blof apo e ka kapur atë shifër. Nëse ai thotë fitore dhe marr humbje s’ka vlen që të diskutojmë, ama nëse ai ka merr në zgjedhje një plus dhe një minus nga parashikimet që ka bërë, kjo për ata që të janë të gëzuar duhet që të gëzohen. Ka një situatë të dukshme në vend që askush nuk thotë që PD do të dal mbi PS pra që do të thotë se nuk ekziston gara. Edhe sondazhet nxjerrin thellë fitoren e PS.
Një parti që paguan 6 mln dollarë për lobim të paguajë një sondazh dhe të thotë besoni këtë sondazhin që kemi financuar ne dhe mos besoni sondazhet e PS. Ose i kanë bërë sondazhet dhe si nxjerrin. Ajo që s’më pëlqen tek Rama s’ishte nga 78 deri 88, nëse ai ka një organizim perfekt të strukturave duhet që të ketë një informacion më të saktë se sa të lëviz me 10. Unë mendoj se këtë luhatje e kanë bërë partitë e reja. Partitë e reja mund ta trondisin establishmentin PS-PD. Këto janë zgjedhje që s’kanë garë’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu, në emisionin ‘Frontline’ teksa komentoi non gratën e Sali Berishës nga SHBA, ai tha se nuk i është hequr.
Sipas tij, nëse non grata do të ishte hequr, sot Berisha do ishte me 30 gazetarë në Washington për të mbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
‘Non grata merret për persona të padëshiruar që cenojnë interesat e atij vendi që të shpall non grata. Është një akt normativ që del nga sekretari i shtetit. Nuk ka një procedurë të nisur për heqjen e statusit non grata të Berishës, nuk ka asnjë pyetje apo përgjigje për statusin non grata. Të thotë me kë ka biseduar pyetja nuk është për non gratën. Berisha dha përgjigje se s’do të udhëtojë në SHBA. Sot ai nuk dha një kohë se kur do të udhëtojë në SHBA. Sikur non grata ishte hequr, sot Berisha do ishte me 30 gazetarë në Ëashington për mbyllje fushate. Nëse Berisha është në fushatë, të vijojë fushatën dhe një nga familja të shkoj në SHBA dhe të thotë ja na u hoq pengesa për të udhëtuar’, tha ai.
Komente
