Politikë

Spahiu: Sikur non grata të ishte hequr, sot Berisha do ishte me 30 gazetarë në Washington për mbyllje fushate

8 Maj, 22:16| Përditesimi: 8 Maj, 22:22

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu, në emisionin ‘Frontline’ teksa komentoi non gratën e Sali Berishës nga SHBA, ai tha se nuk i është hequr.

Sipas tij, nëse non grata do të ishte hequr, sot Berisha do ishte me 30 gazetarë në Washington për të mbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit. 

‘Non grata merret për persona të padëshiruar që cenojnë interesat e atij vendi që të shpall non grata.  Është një akt normativ që del nga sekretari i shtetit. Nuk ka një procedurë të nisur për heqjen e statusit non grata të Berishës, nuk ka asnjë pyetje apo përgjigje për statusin non grata. Të thotë me kë ka biseduar pyetja nuk është për non gratën. Berisha dha përgjigje se s’do të udhëtojë në SHBA. Sot ai nuk dha një kohë se kur do të udhëtojë në SHBA. Sikur non grata ishte hequr, sot Berisha do ishte me 30 gazetarë në Ëashington për mbyllje fushate. Nëse Berisha është në fushatë, të vijojë fushatën dhe një nga familja të shkoj në SHBA dhe të thotë ja na u hoq pengesa për të udhëtuar’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Spahiu: Pse PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet, apo i dalin humbje madhështore?


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?