Bota

Spahiu: Putin përfiton nga takimi me Trump pas izolimit 3 vjeçar nga liderët europian

15 Gusht, 22:34| Përditesimi: 15 Gusht, 22:36

  • Share

 

Kreshnik Spahiu tha sot për Report Tv në lidhje me Samitin e Alaskës dhe takimin e presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin, se shefi i Kremlinit përfiton më shumë sesa ai i Shtëpisë së Bardhë.

Putin sipas tij ka disa avantazhe, kurse Trump shkon me disa disavantazhe në takim.

“Me sa duket ka një trajtim jo të barabartë mes Putinit dhe Zelenskyt. Favorizuese për Putinin, sepse para se të zhvillohet, ai del fitues nga ky takim me Trump. Sepse ka 3 vjet i izoluar, pa asnjë takim, me asnjë lider me SHBA e BE, nga çdo takim diplomatik. Putin shkon me kënaqësi të madhe, pavarësisht destablizimin, gjenocidin, vrasjet etj., si dhe pasojat e luftës që ka përfshirë edhe BE-në në këtë rrëmujë, ndaj shkon me një lloj dinakërie atje, si triumfues”, analizoi juristi faktorin diplomatik.

Por ai kritikoi edhe pompozitetin që i bëhet presidentit rus apo vlerësimi, edhe pse për tre vite është konsideruar si një kriminel lufte, kurse tani shihet si një faktor për paqen.

“E dyta është vlerësimi apo pompoziteti që atij i jepet, kur më parë vetë SHBA dhe Biden, Obama e më pas Trump apo Sekretari Amerikan i Shtetit, e kanë cilësuar vrasës. Pra nga kriminel dhe vrasës, shkon me një lloj pompoziteti për të amnistuar veten para të gjithë planetit. Mbetet për t’u parë”, vijoi Spahiu.

Dhe për të përforcuar idenë e Rusisë së Madhe që kanë krerët e Kremlinit, theksoi detajin me bluzën e Ministrit të Jashtëm Lavrov.

“Lavrov shkoi me një bluzë me mesash CCCP, pra Bashkimi Sovjetik, që tregon se Rusia mund të kërkojë precedentin e rikthimit të Rusisë së Madhe”, u shpreh ai.


Lajmi kryesor:

Spahiu për Report Tv: Trump premtoi 'Amerikën e Madhe', por nëse ndahet Ukraina, bëhet 'Rusia e Madhe'!


A.Q/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?