Sociale

Spahiu: Shqipëria i vetmi shtet që nuk tregton asnjë ushqim BIO sipas standardeve të BE

7 Korrik, 22:55
  • Share

 

Juristi Kreshnik Spahiu, tha se vendi ynë është larg standardeve të Bashkimit Europian për ushqimet bio dhe të kontrolluara. Sipas tij, ne jemi i vetmi vend që nuk tregtojmë asnjë ushqim BIO sipas standardeve BE.

‘Një nga përmirësimet që ka bërë BE është se në 2002 ka ngritur një strukturë për ushqimet organike dhe ato bio dhe ato rregullohen nga fara, tek transporti, etiketa dhe vula dhe Shqipëria është larg për të bërë këtë standard. Në vendet e BE ke dyqane që kanë ushqime 100 % bio. Ne s’jemi për të bërë reklamë këtu, apo antireklamë.

Në Shqipëri hahet në mënyrë të shijshme por të ushqehesh në mënyrë të shijshme s’do të thotë se ushqehen në mënyrë të shëndetshme. Të marrim një picë duke nisur nga mielli që nuk dihet, nga mishi i përpunuar, proshutat djathërat janë të pashëndetshme dhe jo bio. U përmend vaji i palmës, ai nuk është i ndaluar, por duhet që të bëhet transparencë nëse një produkt është ose jo me vaj palme. Kur ne kemi grurin, bukën, qumështi dhe nënproduktet e tij jashtë standardit të BE ku është të ushqyerit shëndetshëm në Shqipëri?’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Spahiu: Shqipëria konsumon 80% të produkteve ushqimore jashtë standardeve europiane


S.B/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?