Politikë

Spahiu: Sikur 10 herë të përsëriten zgjedhjet, 10 herë më keq do humbë Partia Demokratike

22 Maj, 22:24| Përditesimi: 22 Maj, 22:34

  • Share

 

Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh për ‘Frontline’ se zgjedhjet patën problematikat e tyre, por në fund u zgjodhën ata që ishin paracaktuar nga liderët e partive dhe jo nga bandat kriminale.

Madje ai shkoi më tej, duke nënvizuar se edhe po të bëhen 10 herë zgjedhjet e parakohëshme nga Rama, po aq herë Partia Demokratike do i humbte këto zgjedhje.

“Nuk kanë dalë deputetë ata që deshën bandat, por ata që deshën Berisha dhe Rama. Nëse banda krijon aq vota dhe ka influencë sa siguron 40 mijë vota, atëherë është problem popullor, kemi problem si popull. Atëherë këto qenkan banda serioze. Tani ne nuk jemi të çmendur. Unë po them se nëse është e vërtetë se bandat sigurojnë kaq shumë vota, ky është problem i Elbasanit atëherë, në rastin konkret. Unë nuk them se bandat nuk kanë ndikuar, por ama pjesë kanë qenë edhe vetë kryetarët e partive”, tha juristi për Report Tv.

Ai nuk e sheh problemin vetëm tek bandat kriminale, për të cilat nuk beson se ndikon aq thellë në rezultat.

“Nëse Rama del sot të thotë se do bëjë zgjedhje të parakohëshme, e para që nuk do i dëshirojë është PD-ja dhe Sali Berisha, pasi edhe 10 herë të bëhen ato, po aq herë do humbasë PD-ja, sepse në atë gjendje janë katandisur”, shpjegoi Spahiu.


Lajmi kryesor:

Spahiu për Report Tv: Pse komisionerët e PD nuk kapën asnjë nga 300 mijë votuesit që përdori 'Trenin Bullgar'? Berisha do i njohë zgjedhjet, sepse në shtator do hyjë në Kuvend për mandatin


A.Q/A.A/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?