Kreshnik Spahiu duke komentuar përplasjen Trump-Zelensky dhe marrëdhëniet e acaruara mes SHBA dhe BE-së, theksoi se Trump nuk mund të bisedojë me Rusinë pa Ukrainën dhe BE-në. Të njëjtën gjë më vonë ai mund të bëjë me Vuçiç për të biseduar për Kosovën, pa pjesëmarrjen e kësaj të fundit dhe Evropës.
'Me marrëveshjen që i afron Zelenskyn po bën Rusinë e madhe. Nesër mund të bëjë Serbinë të madhe. Nëse vjen për të toleruar Kinën, Serbinë atëherë është problem serioz. Shkuan në bisedime pa Ukrainën dhe Europën. Nëse Trump bën biseda me Vuçiç pa marrë pjesë Prishtina apo Brukseli ,do na vinte mirë. A është normale? Nuk është e drejtë kur ndodh për një shtet tjetër të themi jo se Ukraina është e dobët. Parimet dhe standardet janë të rëndësishme të ndiqen, në bisedimet për paqe. BE nuk mund të injorohet në një çështje që e ka konflikt të vetin. Duhet ti përmbahemi një standardi.'
Lajmi kryesor:
'5 Pyetjet nga Babaramo'/ Spahiu: Nëse pakti Trump-Zelensky nënshkruhet shpejt, mundet që debati ishte teatër diplomatik amerikan
G.K/ReportTv.al
