Politikë

Spahiu: Zgjedhjet në Tiranë, mund të pezullohen vetëm me vendim të Gjykatës Kushtetuese

1 Tetor, 21:25| Përditesimi: 1 Tetor, 22:51

  • Share

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot 9 nëntorin si datë për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë pa kryetar, përfshirë edhe Tiranën edhe pse Erion Veliaj ka bërë ankimim në GJK për të kundërshtuar shkarkimin nga detyra.

Lidhur me këtë juristi Kreshnik Spahiu, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’ tha se zgjedhjet në Tiranë mund pezullohen vetëm me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha se GJK duhet që të dilte me një vendim për pezullimin e zgjedhjeve, pasi pranoi ankimin e Veliajt.

‘Unë e vlerësoj situatën si një ping- pong gjykatash, të gjithë janë nga pak pjesë e lojës. Njerëzit duan që të lexojnë bardh e zi, pezullimi i zgjedhjeve është akt juridik kushtetues dhe mund ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese, e cila duhet që të flasin vetëm nëpërmjet vendimeve. Dhe unë prisja dje që Gjykata Kushtetuese do të pezullonte zgjedhjet dhe kjo nuk ndodhi. Pezullimi është akt juridik, duhet ta nxjerr një institucion dhe ai është GJK.

Ku është gabimi i presidentit nuk duhet që të thoshte se kujt gjykate duhej ti drejtohej. Për këtë shprehet GJK. Që të thoshte s’është kompetencë e jona por e saj Administrative. Është vënë me shpatulla pas muri ata që e kanë parë si të errët dekretin ende ka një dritë jeshile, nëse Veliaj i drejtohet gjykatës për një  masë të përkohshme për pezullimin e zgjedhjeve, atëherë gjykata është e detyruar që të shprehet për pranimin ose jo të pezullimit si në masë të përkohshme’, tha ai.

Ora 22:55
Spahiu: PD nuk i bojkoton zgjedhjet e Tiranës, nëse SHBA nuk shprehet kundër dekretit të Begajt

 

Juristi Kreshnik Spahiu, tha se PD nuk do t’i bojkotojë zgjedhje e pjesshme.

Ai tha se, PD do të hyjë në zgjedhje sa kohë që nuk ka një deklaratë nga SHBA që të mos pranojë dekretin e presidentit.

‘Harrojeni se do të jenë zgjedhjet vetëm me PS. Sa kohë po kalon mbrëmja edhe s’ka një prononcim kundër dekretit të presidentit, harrojeni. E vetmja shpresë që shpreson PD është ndonjë mesazh nga administrata amerikane e Trump, që mund të bëjë diçka pro tyre. Nëse amerikanët i pranojnë zgjedhjet harrojeni se PD mund të shkojë drejt bojkotit. E kanë emrin të qartë se kush do të kandidojë, Berisha do ta shpalli emrin dhe këta do ta dëgjojnë në konferencë shtypi se kush do të jetë', tha ai.

Ora 22:04
Parashikimi i Spahiut: Gjykata Kushtetuese do e kaloj dosjen ‘Veliaj’ në Gjykatën Administrative

Juristi Kreshnik Spahiu, tha se Gjykata Kushtetuese, nuk do t'i pezullojë zgjedhjet për Tiranën.

Sipas tij, Kushtetuesja do t'ja kalojë çështjen asaj Administrative.

‘Veliaj u drejtua gjykatës dhe ajo brenda 5 ose 10 ditës duhet të merrte vendim. Për javën tjetër Gjykata Kushtetuese do të mblidhet dhe do ja kalojë topin Gjykatës Administrative dhe tani fillon ping- pongu i gjykatave. Ajo që unë thash është një aspekt i rëndësishëm kushtetues, nuk mundet presidenti që të thotë kjo s’është kompetencë e kësaj gjykate por e kësaj tjetrës. Kjo është diçka që unë them se Gjykata Kushtetuese nuk do ti pezullojë zgjedhjet’, tha ai.

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?