Deputetja e PS-së Klodiana Spahiu, gjatë fjalës së saj në Kuvend, iu përgjigj deputetëve demokrat, teksa tha se në Kuvend ka pasur burra shteti dhe do vazhdojnë të jenë burra të mençur dhe të zgjuar.
Ndërsa po ashtu ajo ftoi deputetwt që të jenë të kujdesshëm me fjalët.
“Të gjitha ato 19 projektligjet që ju shikoni, janë të rikthyera sipas rregullores. Ato projektligjet janë diskutuar në Konferencën e Kryetarëve në sesionin e mëparshëm.
Do të doja që ti kujtoja kolegëve opozitarë, që në të vërtetë këtu ka pasur burra shteti dhe do vazhdojnë të jenë burra të mençur dhe të zgjuar. Po krahas burrave të mënçur, shqiptarët fatmirësisht kanë ditur që të mbështesin, gra edhe vajza shumë të mençura.
dhe do të ju sugjeroja të gjithë kolegëve burra, që të jenë të kujdesshëm me fjalët, pasi mund të ofendojnë gratë dhe vajzat e këtij Parlamenti”, tha Spahiu.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ PD braktis sallën: Ktheni debatin për programin qeverisës! Të rinjtë e PS: Na lini të flasim! Miratohet Kalendari i Punimeve
A.D/I.M/ReportTv.al
