Kronikë

SPAK operacion në disa qytete! Në pranga shefat e krimeve në Himarë e Lushnjë dhe ish-polici që kandidoi për bashkinë e Roskovecit me Berishën! SkyECC zbuloi përfshirjen në grupe kriminale (EMRAT)

1 Mars, 21:17| Përditesimi: 2 Mars, 07:14

  • Share

Një operacion i madh po zhvillohet gjatë orëve të mbrëmjes nga Policia e Shtetit me 10 masa me vendim të GJKKO dhe kërkesë të SPAK. Janë kryer kontrolle në disa qytete të vendit: Tiranë, Kukës, Fier, Vlorë, Gjirokastrës, e më gjerë, ku u arrestuan 3 efektivë policie, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Me vendim të GJKKO që dha masat e sigurisë dhe kërkesë të SPAK,  nga hetimet dhe zbërthimet e aplikacionit të koduar "SkyECC" ka dyshime se zyrtarët e policisë ishin përfshirë në grupe kriminale. Sipas burimeve në pranga kanë rënë Shkëlzen Ruska, me detyrë shef krimesh në Himarë. Ruska akuzohet për kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.

Për të njëjtat akuza, në pranga ka rënë edhe shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, Ervis Alisinanaj. Këtij të fundit i rëndon edhe akuza e ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Erdit Hazizaj është personi i tretë i arrestuar. Hazizaj është larguar nga policia në vitin 2022.

Ai akuzohet nga SPAK për trafik droge, kultivim i bimëve narkotike, grup i strukturuar, shpërdorim detyre etj. I shpallur në kërkim është shefi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dervishi i akuzuar për trafikimi të narkotikëve, grup të strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre.

Sipas burimeve hetimet e SPAK kanë nisur prej disa kohësh për efektivët e arrestuar, pasi në aplikacionet "SkyECC" rezultoi se këta të fundit ishin të përfshirë me banda kriminale në fushën e narkotikëve dhe jo vetëm.

Ora 22:14
U arrestua nga SPAK si pjesë e grupit kriminal për trafik droge! Kush është ish-efektivi Erdit Hazizaj? Në 2023 ishte kandidat i Berishës dhe Metës për bashkinë Roskovec

1740865946_erdithazizajsaliberisha.jpg

FOTO: Erdit Hazizaj dhe Sali Berisha, fushata e 14 majit 2023

Një prej të arrestuarve pas operacionit të SPAK mbrëmjen e sotme është edhe ish-efektivi Erdit Hazizaj. Deri në 2022 ai ka qenë pjesë e Policisë së Shtetit. Pas hetimeve të SPAK, ai së bashku me të tjerë akuzohet nga SPAK për trafik droge, kultivim i bimëve narkotike, grup i strukturuar, shpërdorim detyre etj.

Por gjithashtu mësohet se në vitin 2023 ai ka qenë pjesë e primareve të Berishës për kandidat si kryetar bashkie për Roskovecin për zgjedhjet e 14 majit. Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' i Metës dhe Berishës kandidoi me Hazizaj në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Ora 21:59
Operacioni i SPAK/ FOTOT e efektivëve! Shefat e krimeve në Lushnjë dhe Himarë në pranga, bashkë me ish-policin! Në kërkim shefi i policisë kufitare Sarandë

1740863237_ff.jpg

FOTO: I pari majtas Ervis Alisinanaj shefi i krimeve Lushnjë, Shkëlzen Ruska shefi i krimeve Himarë, Erdit Hazizaj efektiv policie deri në 2022 dhe Elvis Dervishi shefi i policisë kufitare Sarandë (në kërkim)

SPAK ka organizuar gjatë orëve të mbrëmjes një operacion të madh në bashkëpunim me policinë e shtetit, teksa janë lëshuar 10 urdhër arreste dhe janë vënë në pranga 3 efektivë policie, ndërsa 1 është në kërkim.

Në pranga janë shefat e krimeve të Himarës, Shkëlzen Ruska, dhe ai i Lushnjës Ervis Alisinanaj.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe ish-efektivi i policisë Erdit Hazizaj që është larguar në 2022 nga policia.

Sakaq, në kërkim nga SPAK dhe policia është shefi i policisë kufitare të Sarandës, Elvis Dervishi.

Ora 21:45
U arrestua me urdhër të SPAK, Report Tv siguron FOTON e shefit të krimeve Himarë, Shkëlzen Ruska, i përfshirë në grup kriminal për kultivim kanabis

1740861688_shkelzenruska.jpg

Report Tv ka siguruar foton e shefit të krimeve në Himarë, Shkëlzen Ruska i arrestuar sot pas operacionit të SPAK.

Ruska dyshohet pas hetimeve si i përfshirë në grup kriminal, teksa akuzohet për kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.

Ora 21:39
I arrestuar nga SPAK, Report Tv siguron FOTON e Ervis Alisinanaj, shef i krimeve në Lushnjë! I përfshirë në grup kriminal, akuzohet për kultivim kanabisi

1740861593_ervisalisinanaj.jpg

Report Tv siguron foton e shefit të Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, Ervis Alisinanaj, një prej të arrestuarve nga operacioni i SPAK dhe policisë së shtetit. 

Ai akuzohet për kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.

Ndaj tij rëndon akuza e ushtrimit i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. 

G.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shpataraku: 02/03/2025 08:34

    Shpataraku krimineli policis me ilir proden

    Përgjigju
  • Agron: 02/03/2025 08:21

    Turp i madh iken oficeri me vrap ne mes te tiranes, ky elvis dervishi do i vjedhi te gjitha sa ka vjedhur deri tani, e coi ne sarande per te vjedhur rrumbullaku dhe cdo date 1 i conte taksat, por me von ju ngjiten ballukut se bashku me vellain e vet a.dervishi shefi i qarkullimit te fierit qe nga polic e beri rrumbullaku kryekomisar.race e pangopur dhe nuk heqin dore deri sa te kapen. Ps.keta me lart jane te preferuarit e drejtoreve prandaj e braktisin policine oficeret e ndershem perdite.

    Përgjigju
  • Moti: 02/03/2025 07:49

    Bravo pak. Te bej guri te vëndi.

    Përgjigju
  • populli: 02/03/2025 02:56

    po po bejme gjasme sikur po luftojme krimin,,,,para zgjedhjeve,,,sa te marrim votat,,,,keshtu mendon rama se po i hedh hi syve popullit...populli te votoje partite e reja....

    Përgjigju
  • Arben: 02/03/2025 00:53

    Policia e Shtetit institucioni me i korruptuar ne shtetin Shqiptar duhet nderhyrje e menjehershme reformin o kryeminister.

    Përgjigju
  • Luani: 02/03/2025 00:44

    Çuna shume te mire,te katert. Asgje s’kane bere.

    Përgjigju
  • shpataraku: 02/03/2025 00:14

    Policia e re shpatarak gys agas dhe poja o rama cfare i bere policise

    Përgjigju
  • Pyejte: 01/03/2025 23:30

    Po mos te kishte dal Sky Ecc ca do behej? Nje mut i madh si eshte bere krim vjedhje hajduteri ne cdo ane. Mjerr Shqiperia!

    Përgjigju
  • Lon kokuqi: 01/03/2025 23:06

    Krimbja e policis erdhi nga Ard Veliu po aty e ka dhe ai

    Përgjigju
  • Evan Dosti: 01/03/2025 23:02

    Ky Erdit Hazizaj kishte bere shume leke dhe nuk fiste me goje neper koridore kur shkembeheshim ishte por d haxhi i madh , kape sapunin tani te q r

    Përgjigju
  • Policiii: 01/03/2025 22:53

    E kush jane masat e tjera te sigurise? Mos eshte ndonje qe ka ik jashte shtetit per ndonje takim?

    Përgjigju
    • Pergjigje: 02/03/2025 15:41

      Do jete info e fshehte nga spaku. Njera i ka dhene gojes ne Tirane. Nuk besoj te jene jashte shtetit.

  • Tao tao: 01/03/2025 22:40

    E shkaterove policine o matrix, keta jane shoket e tu qe emerove po ju vjen radha shefave te tiranes e radha jote nuk e ke fajin ti e ka ky bufi i pulave ministri

    Përgjigju
  • Kimi: 01/03/2025 22:24

    Kriminalizimi i policise qe filloi me epoken Saje Qorri eshte nje makrabitet qe shiptaret do e vuajme akoma per shume. Keta horra police nuk jane vetem. Keta kriminele kane cuar tarifen tek shefat, drejtori i policise, drejtori i AMP-se e deri tek ministri. Fatkeqesisht asnje reforme e thelle dhe e vertete. Nje minister anadollak dhe nje drejtor i pergjithshem i inkriminuar.

    Përgjigju
    • Loni: 01/03/2025 22:44

      Nje polici totalisht e pa afte ne cdo drejtim... policia qe duam pra... gjobevenes me uniforme quajini jo policia e shtetit... ishalla mos u befte kurr ky komb mjeran se me keq se kaq ska ku te shkoj...

  • Bravo: 01/03/2025 21:57

    Do jenë te Saliut, se me të kulluarin nuk ndodhin këto gjëra. Bufi e ka fajin, ai I ka vënë dhe e ka bërë per te sabotuar partinë nënë.

    Përgjigju
  • Kodra: 01/03/2025 21:40

    Po bandat e policëve të Shkodër kur dotë arrestohen se janë me shumicë.

    Përgjigju
    • Mali: 01/03/2025 22:02

      Po bandat e policis elbasan kur do arrestohen

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?