Kryebashkiaku Eduard Duro

SPAK e mori të pandehur, reagon kryebashkiaku Duro: S’ka shpërdorim detyre, por plotësim detyre, zbatova ligjin! Bashkia: Ja DOKUMENTI konform ligjit

29 Tetor, 11:30| Përditesimi: 29 Tetor, 11:35

  • Share

1730195134_eduardduro.jpg

Kryebashkiaku Eduard Duro

Pak pasi SPAK njoftoi marrjen si të pandehur të kryebashkiakut socialist të Devollit, Eduard Duro, ka reaguar vetë ky i fundit, duke u shprehur se procedurat ishin konform ligjit dhe Sektori i tatim-Taksave ka dhënë autorizimin për shitje të karburantit, për të cilin akuzohet se ka dhënë licencën në mënyrë të paligjshme.

Zyrtari vendor këmbëngul se ai ka firmosur çdo gjë që kërkon ligji dhe se bëhet fjalë për “detyrë të plotësuar” nga një kryetar bashkie.

“Sektori i tatim-taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit. Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit "Genci Petrol". Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre, por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie”, u shpreh Duro.

Edhe Zyra e Shtypit të Bashkisë ka reaguar gjithashtu, duke ndarë dokumentin e autorizimit për subjektin.

“Lidhur me lajmin që sapo është publikuar, po ju vendosim në dispozicion autorizimin që është dhënë nga ana e Bashkisë Devoll për karburantin. Autorizimi është bërë nga drejtoria e tatim taksave, konform ligjit. Në këtë rast, nga ana e kryetarit të bashkisë Eduard Duro është firmosur autorizimi, duke plotësuar detyrën në kushtet e një kryetari bashkie. Nga ana e palës tjetër, është bërë denoncim se ky dokument nuk duhej t’i jepej subjektit "Genci Petrol", por në këtë rast autorizimi është dhënë sipas ligjit”.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

 


Lajmi kryesor:

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Devollit, akuzohet se licencoi karburantin që ishte ndërtim pa leje, Eduard Duro: Zbatova ligjin


A.Q//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?