SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Devollit, akuzohet se licencoi karburantin që ishte ndërtim pa leje, Eduard Duro: Zbatova ligjin

29 Tetor, 10:38| Përditesimi: 29 Tetor, 20:17

  • Share

Tiranë- SPAK merr të pandehur Eduard Duron, kryebashkiakun e Devollit, nën akuzën “shpërdorim detyre”. Komunikimi i akuzës iu bë pak ditë më parë. Duro akuzohet se licencoi një biznes, pikë karburanti në Bilisht, që ishte ndërtim pa leje.

Hetimi i SPAK vjen pas një kallëzimi të depozituar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, nga një subjekt tjetër, informon gazetarja Keti Banushi.

Vetë Duro mohon akuzën duke thënë se ka firmosur autorizimin e ligjshëm të Tatim-Taksave për shitjen e subjektit.

'Nuk kam shpërdoruar detyrën, por plotësova detyrën si kryetar bashkie".

Në reagimin zyrtar shpërndarë nga zyra e shtypit e Bashkisë Devoll vihet në dispozicion të medias dhe dokumenti i autorizimit, që e cilëson "konform ligjit".

Kryebashkiaku 48-vjeçar që ka mbaruar studimet për Marketing në Universitetin e Korçës, ka punuar si inspektor kontrolli në Tatimet e Devollit dhe si agjent doganor në Kapshticë, deri në momentin që është zgjedhur si kryebashkiak për PS, në zgjedhjet e 30 Qershorit të vitit 2019 dhe ky është mandati i dytë i tij.

Ndër kryebashkiakët që janë marrë të pandehur së fundmi nga SPAK është edhe ai i Libohovës, Leonard Hide, për kohën kur ishte shef policie në qarkun e Gjirokastrës, për lejimin e kultivimit të parcelave të drogës në disa zona.

Autorizimi është firmosur më 29 shtator 2020, vendim i cili sipas Prokurorisë së Posaccme është bërë në shkelje të ligjit, por Duro e mohon.

Burime për Report Tv kanë bërë me dije se licencimi i karburantit në pronësi të biznesmenit Genci Çakëri, nuk është i vetmi episod i shpërdorimit të detyrës nga ana e Duros. 

Ora 11:30
SPAK e mori të pandehur, reagon kryebashkiaku Duro: S’ka shpërdorim detyre, por plotësim detyre, zbatova ligjin! Bashkia: Ja DOKUMENTI konform ligjit

1730195134_eduardduro.jpg

Kryebashkiaku Eduard Duro

Pak pasi SPAK njoftoi marrjen si të pandehur të kryebashkiakut socialist të Devollit, Eduard Duro, ka reaguar vetë ky i fundit, duke u shprehur se procedurat ishin konform ligjit dhe Sektori i tatim-Taksave ka dhënë autorizimin për shitje të karburantit, për të cilin akuzohet se ka dhënë licencën në mënyrë të paligjshme.

Zyrtari vendor këmbëngul se ai ka firmosur çdo gjë që kërkon ligji dhe se bëhet fjalë për “detyrë të plotësuar” nga një kryetar bashkie.

“Sektori i tatim-taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit. Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit "Genci Petrol". Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre, por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie”, u shpreh Duro.

Edhe Zyra e Shtypit të Bashkisë ka reaguar gjithashtu, duke ndarë dokumentin e autorizimit për subjektin.

“Lidhur me lajmin që sapo është publikuar, po ju vendosim në dispozicion autorizimin që është dhënë nga ana e Bashkisë Devoll për karburantin. Autorizimi është bërë nga drejtoria e tatim taksave, konform ligjit. Në këtë rast, nga ana e kryetarit të bashkisë Eduard Duro është firmosur autorizimi, duke plotësuar detyrën në kushtet e një kryetari bashkie. Nga ana e palës tjetër, është bërë denoncim se ky dokument nuk duhej t’i jepej subjektit "Genci Petrol", por në këtë rast autorizimi është dhënë sipas ligjit”.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Devolliu: 29/10/2024 14:25

    Njeri 100% fallco dukeshe si i mire ne paraqitje po eshte kokerr legeni ka bere shume budalleqe dhe merriton te jete ne burg legeni

    Përgjigju
  • Alb: 29/10/2024 12:48

    Urroj qe se shpejti Spak te marre te pandehur edhe kryebashkiakun e Maliqit per mbivendosje prone , legalizim kasollesh dhe vjedhje ne tendera.

    Përgjigju
  • Real: 29/10/2024 12:29

    O Devolli i trashe. Po tatimin ne burim si do ja merrje? Mbi cfare prone eshte vendosur ai ndertim qe do ti nxjerre perfitim shkelesi i ligjit? Hajde rruge te mbare dhe kur te mbarosh denimin futju shkolles seriozisht jo ta blesh diplomen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?