SPAK heton ’21 Janarin’, Koçi në Report Tv: Familja Nika ka audio-përgjim se kush ka urdhëruar për të qëlluar! Korreshi: Drejtësia të vihet në vend

17 Korrik, 18:23| Përditesimi: 17 Korrik, 20:36

  • Share

SPAK ka nisur tashmë hetime për vrasjen e 4 protestuesve me 21 janar të vitit 2011. Familjarët e Alkes Nikës i vrarë në protestë, vrasje për të cilën ende nuk ka autor, por kërkojnë drejtësi. Deputeti Petro Koçi, i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv thotë se familja Nika disponon një audio përgjim se kush ka dhënë urdhër për të qëlluar me 21 janar. Deputeti socialist nënvizoi se prokuroria ka shumë për të hetuar pasi shumë gjëra nuk janë hetuar.

'Kanë mbetur shumë gjëra pa u hetuar. Është e nevojshme që për atë ngjarje kaq të rëndë të dëshmojnë gjithë krerët e shtetit në atë kohë. Ai nëse kthehet në një bashkëpunëtor të drejtësisë mund të ketë shumë gjëra për të treguar. Nga ana tjetër duhet të verifikohet numri dhe identiteti i njerëzve që nuk kanë qenë pjesë e njerëzve të kryeministrisë. Kush ka dhënë urdhrin për fshirjen e serverëve. Duhet të hetohen të dhënat që e çuan Berishën të deklaronte atë që tha pas ngjarjes.

Dikush i ka thënë e ka informuar zyrtarisht. Në momentin që e ka bërë pa një të dhënë atëherë për mua kjo është e dënueshme. Është një falsifikim i rëndë dhe deformon hetimin e ngjarjeve. Për këto të dënon drejtësia. Janë disa elementë që kanë mbetur të pasqaruara. Familja Nika pretendon se ka një audioregjistrim të ri që vërteton që është dhënë urdhër për të qëlluar. Zëri besoj do të jetë i identifikueshëm se i kujt është. Besoj se do të verifikohet. Mjafton të pyesësh ata që kanë qenë në Gardë dhe të pyetet se i kujt është zëri i filanit.

Sa i përket organizimit të protestës kjo është një përpjekje shumë banale për ta përdorur në mënyrë që të balancosh politikisht ngjarjen. Protestat e PD-së kanë qenë shumë agresive dhe nuk është marrë asnjëherë asnjë hetim.’- tha Petro Koçi.

Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi tha për gazetarin Arbër Hitaj, se drejtësia duhet të vihet në vend, por nuk duhet të bëhen aludime në lidhje me ngjarjen.

‘Ngjarje sensitive do të doja të bënin ndonjë gabim taktik duke u futur thellë në pozicionet tona politike dhe familjarët ndihen të rëndë. Mendoj se drejtësia duhet të vihet në vend. Nuk jam për atë pjesë të mos ketë hetim. Por jam për të mos bërë shumë aludime dhe perceptime. Ndonjëherë ndryshe janë perceptimet tona. Mund të jem pjesërisht dakord me Koçin se organizatorët, pro ka pasur thirrje shumë të forta, do lahet me gjak thirrje nga më absurdet.’- tha Korreshi.

SPAK ka nisur hetimet dhe ka marrë në dorë ‘21 janarin’, për të zbuluar rolet e drejtuesve të lartë shtetërorë, Sali Berishës kryeministër i kohës dhe Lulzim Bashës ministër i Brendshëm, në atë që Strasburgu e quan krim të pazbardhur shtetëror, dhe nis hetimet për 3 vepra penale, të kryera në bashkëpunim: Vrasje, shpërdorim detyre dhe pengim për zbulimin e së vërtetës.

Ora 18:45
Vota e diasporës, Korreshi në Report Tv: S’kemi besim të Posta Shqiptare! Koçi: Duhet dialog intensiv për një zgjidhje të përbashkët

 

Vota e diasporës ende ka mbetur peng e palëve politike. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi thotë se ata nuk kanë besim tek propozimi i PS-së për të votuar me postë.

‘Unë do të isha për votën diasporës, por të jetë në çdo qendër qyteti nëpër Itali, Greqi, atje ku ka më shumë shqiptarë të votohej njësoj si në Shqipëri. Duhet gjetur një mundësi që të kenë realisht zgjidhje. Të shohim si do ta mendojmë propozimin tonë. Te posta shqiptare nuk kam besim. Çdo drejtues poste qenë numërues i PS.’- tha Korreshi.

Nga ana tjetër, deputeti i PS-së, Petro Koçi tha për gazetarin Arbër Hitaj se mënyra e votimit është shumë e rëndësishme pasi mund të hidhen akuza nga palët për manipulime. Por shqetësim për Koçin është fakti se ka mbetur pak kohë për ta implemetuar.

‘Të gjithë duan të realizohet vota e emigrantëve. Ka një lloj skepticizmi për instrumente apo mjete që përdoren për të realizuar këtë lloj votimi. Në momentin që në flasim për votë emigracioni... do të ishte një arsye më shumë e ai që humbet zgjedhjet të pretendojë për manipulim, mënyra e votimit është shumë e rëndësishme. Çështja është edhe se kush do të votojë, për të pasur më shumë siguri. Do të ketë më shumë energji të shfrytëzuara për të kërkuar zgjidhjen e përbashkët, tani janë vënë në lëvizje mekanizma që janë pak më imponues. Kjo punë do të kalojë nëpër komisione. Do të detyrojë një dialog intensiv. Kohë edhe ka edhe s’ka. Në momentin që themi edhe ka mundësi që diçka do të bëhen.’- tha Koçi.

Ora 18:12
Koçi: Opozita sulmoi Dumanin për interesa të Berishës, nëse ka mundësi e asgjëson Reformën në Drejtësi! Korreshi: SPAK t’u shkojë gjërave deri në fund

Raportimi në Kuvend i kreut të SPAK, Altin Dumanit, ndezi debate mes palëve politike. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi vlerësoi punën e Prokurorisë se Posaçme e theksoi se është i vetmi organ i drejtësisë që po punon, por që duhet t’u shkojë gjërave deri në fund.

‘Ka rrjedhje informacioni. Ishin procedurale. Unë e vlerësoj SPAK. Nuk ka pyll pa derra. SPAK i vetmi organ i drejtësisë që funksionon, jam i kënaqur pjesërisht, do të doja ti shkohet gjërave deri në fund. Në rast se ka drejti do të duhet kohë. Ndodhet një ‘5 D’  futen të gjithë drejtuesit e bashkisë dhe as nuk merret në pyetje ai zotëria. Pse nuk merret Rama që ka vendos 17 vendime në një ditë. Për një VKM është edhe Berisha.’- u shpreh Korreshi.

Nga ana tjetër deputeti Petro Koçi tha për gazetarin Arbër Hitaj, se deputetët e PD-së sulmuan Altin Dumanin në Kuvend vetëm për interesa të lidershipit të tyre Sali Berishës. Sipas Koçit, nëse do të kishte mundësi opozita do ta asgjësojë Reformën në Drejtësi

‘Sulmuan çështje konkrete që lidheshin me interesat e lidershipit të PD-së dhe dukej qartë se ishte një lloj kërcënimi. Noka bëri kërcënime të hapura dhe e konsiderova gatishmërinë e PD-së,. Mori pushkën për të goditur 21 janari vetëm se nuk e ka shkrepur se nuk e ka mundësi, nëse do të kenë mundësi në ata janë gati ta asgjësojnë reformën në Drejtësi. Është e qartë, këta janë dy kryetarët e partive të këtij koalicioni.

Tashmë ka filluar edhe çështja për 21 janarin, për momentin politik. E gjithë kjo e acaron opozitën dhe fjalori është jashtë kontrollit. Nuk mund të thuash SPAK-u është organizatë kriminale. Siç ka kritika për opozitës mund të ketë sugjerime për përmirësimin e punës.’- tha Koçi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • KASAP QAMUSH RE HEP BULE LEKA [ KEPI ]: 18/07/2024 06:46

    Krimineli hajdut Sali Bajga duhej prej shum vitesh tē ishte nē burg. Po ai jo vetēm qē s'ēshtē nē burg por vazhdon e lef pa pushim. Kur do bēj burg ai kur tē ndroi jet.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 18/07/2024 09:22

      O Korresh me ju qe lehni gjithe diten do te vihet drejtesia ne vend ? Ju qe e quani organizzate kriminale ? Po ,do te vihet ne vend edhe per ty ,si u bere bizesmen o korresh ?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?