Vota e diasporës ende ka mbetur peng e palëve politike. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi thotë se ata nuk kanë besim tek propozimi i PS-së për të votuar me postë.
‘Unë do të isha për votën diasporës, por të jetë në çdo qendër qyteti nëpër Itali, Greqi, atje ku ka më shumë shqiptarë të votohej njësoj si në Shqipëri. Duhet gjetur një mundësi që të kenë realisht zgjidhje. Të shohim si do ta mendojmë propozimin tonë. Te posta shqiptare nuk kam besim. Çdo drejtues poste qenë numërues i PS.’- tha Korreshi.
Nga ana tjetër, deputeti i PS-së, Petro Koçi tha për gazetarin Arbër Hitaj se mënyra e votimit është shumë e rëndësishme pasi mund të hidhen akuza nga palët për manipulime. Por shqetësim për Koçin është fakti se ka mbetur pak kohë për ta implemetuar.
‘Të gjithë duan të realizohet vota e emigrantëve. Ka një lloj skepticizmi për instrumente apo mjete që përdoren për të realizuar këtë lloj votimi. Në momentin që në flasim për votë emigracioni... do të ishte një arsye më shumë e ai që humbet zgjedhjet të pretendojë për manipulim, mënyra e votimit është shumë e rëndësishme. Çështja është edhe se kush do të votojë, për të pasur më shumë siguri. Do të ketë më shumë energji të shfrytëzuara për të kërkuar zgjidhjen e përbashkët, tani janë vënë në lëvizje mekanizma që janë pak më imponues. Kjo punë do të kalojë nëpër komisione. Do të detyrojë një dialog intensiv. Kohë edhe ka edhe s’ka. Në momentin që themi edhe ka mundësi që diçka do të bëhen.’- tha Koçi.
Lajmi kryesor:
SPAK heton ’21 Janarin’, Koçi në Report Tv: Familja Nika ka audio-përgjim se kush ka urdhëruar për të qëlluar! Korreshi: Drejtësia të vihet në vend
M.Q.//ReportTv.al