Në 2023 SPAK ka nisur një procedim penal për akuzën Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim
Bëhet fjalë për një dosje të re të SPAK ku i hetuari kryesor është Ermal Kurtulaj, me detyrë Koordinator i projektit EUSAIR dyshohet se menaxhonte restorantin i cili ishte pronë e fshehur e Beqajt i cili prej 2021 mbante detyrën e Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC)
Në dosje, janë publikuar bisedat që Beqaj ka bërë me Kurtulajn për restorantin Gzona në Kalanë e Tiranës.
Keto dyshime lindin edhe nga biseda e realizuar nẽ datên. 14.12.2023, 11:33, midis Ermal Kurtulaj dhe numrit të telefonit që i përket shoferit të Beqajt, Arben Danit por por në këtë bisede flet shtetasi llir Beqaj, thotë SPAK
PËRGJIMET
A (Ermali)
B (Beqaj):
A: Udhëro, alo?
B: Ç’është ky mor burrë aneksi 8?
A: Me ngjon?
B: (Një person tjetër futet ne bisedë: “Po, po”)…
A: Aty, aty e kisha t regjistruar me aneksi 8 un ktë.
B: Po mir po po të them kërkohet i tabelë me investime tani sikur se si ca kërkohet, futja
A: Unë e pash atë dosjen që kishte dhe shkruante aneksi 8 dhe e nxora.
B: Ca kërkohet vlla, ti e di ca kërkohet pse ia fut kot?
A: Po mir okej.
B: Tabelën e kemi likuidim si quhet aneksi 8 ku e di un tashi duhet ta gjejmë se ku është, oferta nuk ka rendesi degjo.
A: Po pra po
B: I thuj nqoftese mundet nga ora 4 e mbrapa kur te doje.
A: Nga ora 4 e mbrapa?
B : Po, nëqoftese mundet.
A: Mir, po Gazin?
B: Gazi, pra Gazi po t them.
A: A per Gazin se se dëgjova fjalen prandej mendova, mirë ne rregull atëherë.
B: Tjetri po ashtu.
…
A: Edhe ai tjeteri po ashtu.
B: Po
A : Mire atëherë okej ne rregull pra
B: Po sido qofte flasim dhe bashkë n’darkë.
A: Ne 4?
B: Po
Lajmi kryesor:
Report Tv zbardh dosjen/ Lidhjet e Beqajt me Ermal Kurtulën! Nga projekti me fondet e BE, fatura fiktive drejt bizneseve! Paratë nga projekti EUSAIR shkonin te ‘Gzona’
S.G/ReportTv.al