Deputeti i PS-së, Luan Duzha, i cili nuk arriti të sigurojë mandat, u pyet nga gazetarët lidhur me lajmet në media për një operacion të SPAK në Elbasan, ku i është sekuestruar edhe telefoni.
Ai tha për gazetarët se nuk ka asgjë të vërtetë ndërsa shtoi se nëse ka vjedhur qoftë edhe një votë, do të shkojë vetë në burg.
"Janë të gjitha gënjeshtra. As nuk kanë kontrolluar dhe as nuk më është sekuestruar telefoni, asgjë! Nëse është blerë një votë unë shkoj me qejf në burg, kaq, një votë. Unë flas për veten time, nëse është blerë një votë e vetme nga njerëzit e mi apo shokët e mi për mua, unë shkoj me qejf në burg", deklaroi ai.
Lajmi kryesor:
Berisha nga Kuvendi: 11 maji farsë, mobilizuat kartelet e drogës në Europë! Spiropali: Të perëndoi koha
Xh.D/r.k./ReportTv.al
