SPAK kërkon konfiskimin e pasurisë së gjyqtarit Shkëlqim Miri

23 Qershor 2020, 14:58| Përditesimi: 23 Qershor 2020, 18:14

  • Share

TIRANE-Tre vite pasi u arrestua me akuzën e korrupsionit pasiv dhe u dënua me 2 vite e 6 muaj, SPAK kërkon të konfiskohet pasuria e ish-gjyqtarit tëApelit tëTiranës Shkëlqim Miri.

Sipas kërkesës së siguruar nga ReportTv SPAK kërkon në GJKOK që 144.810 euro, 9.335.350 lekë si dhe 1 mijë dollarë të konfiskohen si pasuri që nuk justifikohen në mënyrë të ligjshme.

Këto para u sekuestruan gjatë një bastisje të Policisë së Shtetit në banesën në Tirnaë të gjyqtarit, i cili sipas hetimeve përfitoi 30 mijë euro ryshfet nëpërmjet kushëririt të tij Kujtim Mirit. Korrupsioni ishte që gjyqtari të linte në fuqi një vendim ndaj të dënuarit Gentian Doda,çka do t’i sillte këtij të fundit lirinë.

Gjatë hetimit ish-gjyqtari pretendoi se këto para i kishte marrë hua tek të afërmit për t’u kuruar jashtë vendit, por pretendimi i tij u rrëzua nga gjykata.

Dënimin me 2.6 vite Shkëlqim Miri e shleu shumicën me afatin e paraburgimit dhe në mars 2019 la qelitë e burgut, duke humbur edhe profesionin e gjyqtarit.

Kërkesa për konfiskimin e pasurisë së Shkëlqim Mirit

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Goni: 23/06/2020 18:57

    E pac kemben e mbare

    Përgjigju
  • Shqipëria gur graniti: 23/06/2020 17:21

    Duhet të shohim vendimin e gjykatës do vendosë ti sekuestrojë pasurinë dhe pronat apo jo pastaj le të shpresojmë se po bëhet drejtësia e re. Nuk besoj te dënimet ekzemplare, do mjaftonte ti sekuestrohej pasuria që kanë vënë këto 30 vjet prokurorë gjykatës deputetë politikanë apo të ashtuquajtur "biznesmenë" jo burg por një shtëpi një dhomë e guzhinë dhe pension 110mijë (të vjetra) lekë në muaj. Sipas meje do shikonim një valë të madhe emigrimi drejtë perëndimit të këtyre hajdutëve të pamëshirshëm , do ta shpallja festë kombëtare, do quhej dita e spastrimit të kombit nga imoraliteti dhe injoranca.

    Përgjigju
  • ymeri: 23/06/2020 16:25

    MERRINI JO VETEM 200.000 EURO,,POR MERRINI DHE SHTEPITE QE KANE KETA PALACO GJYQTARE,,,DHE MAKINAT QE KANE SEPSE I KANE BERE ME LEKET E VJEDHURA TE POPULLIT,,,PO E NJEJTA GJE TI MERRET DHE POLITIKANEVE,,,SEPSE EDHE KETA ME LEKET E VJEDHURA I KANE BERE SHTEPI,,PARE E MAKINA...

    Përgjigju
  • Roki: 23/06/2020 15:59

    Po ka lezet, SPAK me keto te merret, jo me ankime pa lidhje e lagu-s'e lagu.

    Përgjigju
  • Nino: 23/06/2020 15:43

    Si lajm duket lajm i mire dhe ne qofte se Gjykata Vendos per konfiskimin e pasurise se ketij palaco ish-gjyqetari atehere kjo eshte me te vertete REFORMA NE DREJTESI qe ne duam pasi ne qofte se Gjykata vendos per jo atehere eshte e kote te flasim me tej...

    Përgjigju
  • lorna: 23/06/2020 15:39

    me ket penkputmin merreni ?!

    Përgjigju
  • kaltra: 23/06/2020 15:11

    Hajt me këmbë të mbarë,marrtë me vete gjithë të korruptuarit e sistemit të drejtësisë.Ishalla iu konfiskojnë para e prona që i kanë vënë padrejtësisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?