Kronikë

VIDEO/ Arrestohet shefi i Rrugores së Tiranës e dy zyrtarë të Policisë! SPAK zbuloi se i morën para një gruaje që mos të referonin aksidentin në prokurori! Momenti i dorëzimit në Polici

19 Prill, 13:38| Përditesimi: 19 Prill, 17:49

  • Share

TIRANË- Vetëm 4 muaj pas emërimit, një urdhërarrest është lëshuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për drejtuesin e Policisë Rrugore të kryeqytetit, Roven Zeka. Ai së bashku me 2 zyrtarë të tjetër të bluve të rrugores janë vënë në pranga për një çështje për korrupsion pasiv nga SPAK.

Për Zekën, Edison Tabakun, oficer i Policisë Gjyqësore, dhe Sokol Novaku, Shef i Sektorit të Aksidenteve në Tiranë, me një përvojë të gjatë në strukturat e hetimit të krimeve, mësohet se gjykata ka vendosur masat e sigurisë “Arrest me burg” dhe urdhërarrestet janë ekzekutuar.

Report Tv siguroi pamjet e momentit kur Roven Zeka dhe Sokol Novaku dorëzohen vetë në ambientet e Policisë së Tiranës, ku është bërë edhe komunikimi i masës së sigurisë. 

Burime për Report Tv bëjnë me dije se SPAK dyshon se drejtori Zeka dhe 2 të tjerët kanë marrë para nga një grua e cila kishte bërë aksident, që prej tyre të mos referohej çështja në prokurori dhe për aksidentin të mos nisnin hetimet.

Roven Zeka është emëruar si shef i Policisë Rrugore të Tiranës me firmë të kryepolicit Proda në dhjetor 2024.

Ora 17:15
VIDEO/ Momenti kur shefi i Rrugores së Tiranës dhe shefi i Sektorit të Aksidenteve dorëzohen në polici pas urdhërarrestit të SPAK

Report Tv ka siguruar pamjet nga momenti i dorëzimit në polici të drejtuesit të Policisë Rrugore të kryeqytetit, Roven Zeka, dhe sheft të Sektorit të Aksidenteve në Tiranë, Sokol Novaku, pas urdhërarrestit të lëshuar nga SPAK.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se SPAK dyshon se drejtori Zeka, Novaku dhe Edison Tabakun, oficer i Policisë Gjyqësore, kanë marrë para nga një grua e cila kishte bërë aksident, që prej tyre të mos referohej çështja në prokurori dhe për aksidentin të mos nisnin hetimet. Tabaku, ndryshe nga dy eprorët e tij, nuk është dorëzuar por arrestuar nga blutë.

Sipas mediave, në përgjime rezulton qe oficeri i këqyrjes së vendngjarjes ka përmendur dy eprorët e tij në policinë rrugore, për të ndryshuar rezultatet e një aksidenti automobilistik. Ende nuk dihet se sa është shuma e kërkuar dhe nëse ka patur pasojë në jetë prej këtij aksidenti. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ela: 19/04/2025 21:06

    Të gjithë këta banditë, janë prurje e Prodës nga qarku i Elbasanit. Grabisin se duhet të çojnë zarfet lart, ndryshe fluturojnë andej nga erdhën.

    Përgjigju
  • tarasi: 19/04/2025 17:38

    CFARE PRET NGA NJE SHQIPTAR,,,KORRUPSION,,,PISLLKEK,, PRANDAJ NA DUHET NJE ADMINISTRATE E HUAJ,,,MUNDESISHT GJERNANE ,,AUSTRIAKE,,APO ZVICERIANE....NDRYSHE NUK DO HYJME KURRE NE EUROPE...,,,,

    Përgjigju
    • Lushka: 19/04/2025 21:59

      sot kam kaluar per here te par tek rruga e arbrit. E habitshme cfare show i ben. Rruge normale e re. Asgje per tu habitur. Shqiptaret ndoshta nuk kan ambicie... ose un jam ndryshe. Habitem si thojne do hyjme ne europe!? Per cfar do hyjme ne europe ne!? Pervec politikaneve asnjeri nuk perfiton ne kete komb asgje. Levizje e lire pa viza do thoni ju... hahaha ngecje kohe e viteve 2000 qe te gjithe donin te iknin ne usa apo canada. Sa me larg se ketu nuk jetohet. Per sa i perket ketyre qe u kapen nuk me ben habi. Un dhe bashkeshorti im kemi punuar ne administrate shteterore edhe kurre nuk kemi gixuar te prekim arken e shtetit qofte dhe 1 cent. Por partija ben mrekullira. Testi spikologjik arsimimi kultura erika komunikimit nje interviste pune bejne diferencen. Por jo partija te ben me krahe. U degjenerua po po e them me plot bindke cdo gje qe tek ushqimet e deri tek policija qe te marrin shpirtin nga individe gangstera xhobaxhinj me uniforme. A po dijme ku po shkojme!? Partija pra. Votoni me te mirin edhe me te miret do keni si ps pd e ku dibun cfare mutacionesh kan dalur. Ju pershendes edhe shqiperiese i duhen njeres prej verteti jo fallco sic jan mbi 70% e popullsis. Gezuar pashket edhe ne eu 2030.

    • Andi: 19/04/2025 19:47

      Ti e gjete ti me te qe the, o shoku duhet te perzgjedhesh ne baze te bazave te Menaxhimit te Personelit, mos te kete ndikime Mikropolitike ne Shoqeri, jo miku ketij e o atij por menaxhimi talenteve

  • 313: 19/04/2025 16:44

    kam ca kohe qe rri e mendoj njerzit ikin nga shqipria trafiku vetem shtohet a eshte nje paradox apo cdo shef qarkullimi qe vjen ne tirane eshte i korruptuar nuk merret me trafikun po si te trashi xhepat?

    Përgjigju
  • Daku: 19/04/2025 16:19

    Sidomos per lenien e tiranes ne nje gjendje te mjerueshme trafiku ku nuk ka asnje masë per vdekjen e njerezve te pafajshem siai I dates 12 ne xhamllik ku nuk ka asnje lajm nga policia rugore

    Përgjigju
  • Koli: 19/04/2025 14:26

    Bej reforma, bej konkurse me transparence, me merite me super kualifikimet e ketyre dhe prape ke leku perfundon. Do vije dita do marrim police indian se ata me ato thuprat i vinne ne terezi punes

    Përgjigju
    • Gaci: 19/04/2025 17:22

      Shume pajtohem me "kolin". Pa thupra nuk drejtohet ky milet.

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?