Kronikë

VIDEO/ Momenti kur shefi i Rrugores së Tiranës dhe shefi i Sektorit të Aksidenteve dorëzohen në polici pas urdhërarrestit të SPAK

19 Prill, 17:15| Përditesimi: 19 Prill, 17:42

  • Share

Report Tv ka siguruar pamjet nga momenti i dorëzimit në polici të drejtuesit të Policisë Rrugore të kryeqytetit, Roven Zeka, dhe sheft të Sektorit të Aksidenteve në Tiranë, Sokol Novaku, pas urdhërarrestit të lëshuar nga SPAK.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se SPAK dyshon se drejtori Zeka, Novaku dhe Edison Tabakun, oficer i Policisë Gjyqësore, kanë marrë para nga një grua e cila kishte bërë aksident, që prej tyre të mos referohej çështja në prokurori dhe për aksidentin të mos nisnin hetimet. Tabaku, ndryshe nga dy eprorët e tij, nuk është dorëzuar por arrestuar nga blutë.

Sipas mediave, në përgjime rezulton qe oficeri i këqyrjes së vendngjarjes ka përmendur dy eprorët e tij në policinë rrugore, për të ndryshuar rezultatet e një aksidenti automobilistik. Ende nuk dihet se sa është shuma e kërkuar dhe nëse ka patur pasojë në jetë prej këtij aksidenti. 


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Arrestohet shefi i Rrugores së Tiranës e dy zyrtarë të Policisë! SPAK zbuloi se i morën para një gruaje që mos të referonin aksidentin në prokurori! Momenti i dorëzimit në Polici


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?