Kronikë

Oficerët e BKH-së 'zbarkojnë' në zyrat e kadastrës në Vlorë, po verifikojnë nëse prokurori i arrestuar Sali Hasa ka prona të regjistruara në hipotekë

24 Shtator 2021, 09:56| Përditesimi: 24 Shtator 2021, 14:47

  • Share

Kadastra e Vlorës qëndroi e mbyllur paraditen e kësaj të premte. Oficerët e  Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë ushtruar kontroll në këtë institucion duke sekuestruar disa dosje, që lidhen me pronat në bregdet, të konsideruara problematike.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se oficerët e SPAK kanë kryer verifikime edhe për prokurorin e Sarandës Sali Hasa, i arrestuar për korrupsion, me dyshimet se mund të ketë prona të regjistruara në këtë hipotekë. Akuzat për korrupsion në këtë Kadastër janë të forta, ndërsa në ditët në vijim pritet të mësohet nëse do të ketë arrestime nga SPAK.

Ndërkohë që ditën e sotme u njoftuan edhe ndryshime në krye të Kadastrës së Vlorës. Në vend të Klodian Trocit, është emëruar Reinard Meta. Drejtorët e Kadastrës se Vlorës në vitet e fundit janë ndërruar vazhdimisht. 14 drejtorë kanë ndërruar në vetëm dy vitet e fundit, qysh prej shtatorit të 2019. Klodian Troci ka qëndruar në detyre gati 9 muaj, ndërkohë që ka pasur prej tyre edhe drejtorë që kanë ndenjur vetëm 3 ditë në detyrë.

Ish-prokurori i Sarandës, u prangos për korrupsion, pasi nga hetimet e SPAK rezulton se ka pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave për një kriminel. Bashkë me të janë vënë në pranga janë vënë edhe 5 persona të tjerë me akuzën e korrupsionit: oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë - Napolon Hodaj; Arbitri i ndeshjeve të futbollit - Qerim Ruçi; një zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti” -Bledar Hajredini, si dhe dy persona të tjerë Julian Zera, Emiljano Mirani, të dy të akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

 

Ora 17:08
Jep dorëheqjen pas 4 muajsh në detyrë kreu i kadastrës në Sarandë, kush e zëvendëson (EMRI)

1632496091_aidademiandribima.jpg

Andri Dhima dhe Aida Demi

Pas 4 muajsh në detyrë, Andri Dhima ka dhënë dorëheqjen si kreu i Kadastrës në Sarandë, i cili e kishte marrë këtë detyrë në maj të 2021.

Dhima është zëvendësuar nga Aida Demi, e cila është emëruar drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Kadastrës në Sarandë. Demi prej 3 vjetësh ka mbajtur detyrën e drejtoreshë në Zyrën Juridike të Sarandës.

Kreu i Kadastrës së Sarandës është ndërruar 3 herë brenda 2021, ku Demi është drejtuesja e tretë e këtij institucioni për këtë vit, ku paratë Andri Dhimës, drejtuesja e kadastrës së Sarandës ishte Kozeta Statha.

Gjatë ditës së sotme ka pasur ndryshime edhe në krye të Kadastrës së Vlorës, ku drejtori Klodian Troci është larguar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar Reinard Meta.

SPAK ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në zyrat e Kadastrës së Vlorës, ku kanë bërë verifikime për prokurorin e Sarandës Sali Hasa, i arrestuar për korrupsion, me dyshimet se mund të ketë prona të regjistruara në këtë hipotekë, por edhe kanë marrë të dhëna lidhur me dosje të tjera që ende nuk janë bërë publike.

Ora 11:27
Qytetarët hipën majë kangjellave dhe tenton të futet në Kadastrën e Vlorës: S’kemi lekë t’i korruptojmë, vetëm lëkura na ka mbetur

Qytetarët jashtë ambienteve të zyrës së Kadastrës së Vlorës, thonë se nuk gjejnë dot zgjidhje për problemet që ato kanë e prej kohësh orvaten dyerve të hipotekës për pronat e tyre.

I gjetur pa një përgjigje për problemin e tij, një qytetar ka hipur mbi kangjellat rrethuese të murit të zyrës së Kadastrës, dhe ka tentuar të futet brenda, por nuk është lejuar. Ai thotë, teksa ulëret se ka muaj që e sorollasin pasi sipas tij duan lekë.

‘Janë të poshtër, çfarë duan pse na sorollasin. Kam 6 muaj me këtë punë, që të marr një dokument të vogël! Nuk kemi lekë t’i korruptojmë! Vetëm lëkura na ka mbetur.’- tha qytetari.

Ndërkohë që një tjetër tregon se ka 3 vite që kërkon certifikatën e banesës dhe nuk po e merr.

‘Kam 3 vite që kërkoj certifikatën e shtëpisë. Nuk do Besa Xhaferri, po si pagove nuk ta bëjnë. Kam tre vite që kërkoj certifikatën e shtëpisë time në fshatin Tragjas në Vlorë. Fjala e fundit nuk dua! Është i 14 që ndërroj këtu. Hajdeni me mua e dëgjojeni, nuk dua me thonë. Në thamë shpëtuam nga burokracia, por na kanë zënë frymën.’- tha një qytetar.

‘Janë të korruptuar edhe murët e hipotekës dhe muret edhe pllakat.’- dëgjohet një zonjë duke ulëritur.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 24/09/2021 22:50

    Hem,shume intriguese!3 dite ne detyre si drejtora dhe kane dhene doreheqjen!!Cfare ose kush e detyron nje person te largohet nga nje post pellumbash ?SPAKU,BKH duhet t'i marrin ne pyetje keta persona.Shume keq qe nuk kane te huaj t'i ndihmonin sic ka Vetingu.Kam pershtypjen qe vetem hetuesit e prokuroret e huaj mund t'ja gjejne anen e zgjidhjes se ketij lemshi korrupsioni dhe presioni.

    Përgjigju
  • Astrit Shpuza: 24/09/2021 14:39

    Kam regjistruar ne hipteken e Vlores ne vitin 1996,vendimin e gjykates kasacionit te formes prere,per fitimin e bashkpronsise me trashegimtaret e tjere te Sabri,Qazim dhe Esat Sorra,per te gjitha pasurite e paluahteshme te registruara dhe te kthyera ne emerat e tyre me vendimet e kkkpronave te bashkise Vlore 12/1993 40/1994 42/1994 dhe 103/1996.Pas ketij regjistrimi kam mare vertetimin e regjistrimit te pasurive si dhe te fokokopjes reghistrit ku u regjistruan keto pasuri dhe ne emrat e b/pronarrve dhe pjesve takuse te tyre .Ne vitin 2011 kur zona e ketyre pasurive u plotsua me HTR dhe u hodh ne sistemin topgrafik,aplikova per tu paisur me certifikate pasurie per cdo pasuri.Pas shum perpjekesh e ankesash ne vitin 2012 nga aplikimi i kerkeses mu refuzua dhenia e certifikates per nje pasuri banese ne zonen kadastrore nr.5 rruga jani vreto,me pergjigjwn se i eshte dhene certifikata ne vitin 2009 personit posedues te paligjshem E.Zeqiri.Pas shqyrtimit ankeses dhe marjes dosjes Zeqiri u provua se kjo pasuri ishte regjistruar me dokumente te paligjshme dhe duhet te pezullohesh,por kjo nuk ndodhi,per shkakun se ish pergj.zones Elisabeta dhe hartografja Tefta ishin korruptuar per te bere kete,megjithse pergj.zones u shkarkua por ka mbetur aty hartografia qe eshte nje spekullante e tmerrshme qe per ata qe e pakuajn,per shkakun e detyres qe kryen nuk pyet as regjistruesin e zyres qe ka pergjegjsine e firmes kur leshohet certifikata.Kjo matrapaze ka guxuar qe nje banese mbi 100 vjecare te pronarit kasem sefer sorra te shpronsuar ne vitin 1946 nga shteti i diktatures dhe te kthyer me vendimin e kkkpranove te bashkise vlore te leshoje certifikate per vertetim te pasurise Elham Zeqirit qe ka qene i strehuar nga shteti kur i mori pasurine pronarit ligjshem.Per nje pasuri jane regj.2 pronare posedusi paligjshem dhe dhe pronari ligjshem nje ka certifikare te fallsifikuar dhe tjetrit i mohoet dhenia e cetifikates megjithse e ka paguar aplikimin dge eshte plotsisht e bazuar kerjesa tij me ligjin ne fuqi te regjistrimit pasurive te paluajteshme ,ne vitin1994 ju kthye prona e shpronsuar dhe u njoftua me shkrese E Zeqiri te liroj banesen dhe tja dorzoj pronarit,ky jo vetem qe nuk ja dorzoj por guxojte perdori dhe korruptoje zyrtare te hipotejes deri ne nivel pergj.zone dhe regjistrues.Jemi viti 2021 ceshtja eshte e pazgjidhur megjitg ankesat tek drejtoria e pergj.e kadastres gjendia eshte skandaloze.Nje Minister drejtesije qe nuk stabilizon veprimet ne kadastren e pasurive perse rri ne detyre,ai qe u emrua nese nuk e vebdos rregullin ne keto zyra duhet te jape dorheqjen,kjo eshte gjeja me e thjeshte.

    Përgjigju
  • Taku: 24/09/2021 12:15

    Ketu spo merr vesh i pari te dytin. Tamam si kercim ariu. Ne Tirane, per te gjetur Llallen, qe te tere e dime qe ishte jashte, leshojne policine lokale te banesa, me media, me atopolante, me te tera. Jo me BKHistat. Ne Vlore, aaaaaa ndryshon puna. I jane qepur nje prokurori rrethi o ta bejne copa copa o ska. Se sa peshq u duhen per dreken e apostujve Rama dhe Kim, nuk e dime. Por ama do lujme mendsh me kete estrade.

    Përgjigju
  • Turi: 24/09/2021 12:08

    Kadastra e Vlores eshte vendi me i korruptuar i planetit dhe shteti nuk mer asnje mase po thjesht ndryshon drejtuesat qe jane te gjithe njesoj

    Përgjigju
    • LORA: 24/09/2021 16:24

      Eshte plotesisht e vertete Turi, aty duher qilizme,,,te sikterisen nga puna dhe te zevendesohen me nje staf tjeter.

  • Pronari pa tapi: 24/09/2021 11:52

    Spaku ska pse bene kaq rremuj ne kadasteren e vlores,,, mjafton te pyeste ne telefon Julian Metushin nese i ka dhene prona prokurorit te sarandes...

    Përgjigju
  • shpetim idrizi: 24/09/2021 11:39

    Klodian Troci me zinxhir flori te trashe 1cm. produkt i marreveshjes Idrizi-Rama ...

    Përgjigju
    • Arber: 24/09/2021 13:09

      Me ne fund .Buldozierin nga i pari te i fundit .Kadastra e Vlores eshte bande e organizuar nga drejtori te shefat te hartografet te juristet pa oerjadhtim te gjithe .Nuk respektojne asnje afat ligjir kush paguan ata i japin dokumentit ,kush gjen semseret mbaron pune ,gjithe te tjeret presin me muaj per nje certifikate qe u takon nga nje shitje a ngandonje veprim sipas ligjit .Nje fare Besa shefe fitoi magjistraturen ,nje moster e korruptuar do vej te behet gjyqtare. Kontrolloni cdo dosje cdo regjidtrim fillestar dhe do gjeni cudira .Hajt me kembe te mbare .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?