Ditën e sotme grupi parlamentar socialist ka depozituar dy projektvendime për ngritjen e komisioneve dhe përbërjen e tyre, për t’u miratuar në seancën e ditës së nesërme.
Lidhur me këtë ka reaguar deputetja e PD-së Flutura Açka, e cila e cilëson ngritjen e të ashtuquajturit Komision i Posaçëm Antikorrupsion si një lak ndaj SPAK-ut.
'SPAK, po të ngrejnë lak
Ky vendim do të kalojë nesër në Parlament, bashkë me vendimin për përbërjen e Komisionit të Posaçëm për Dezinformim.
Vendi bosh do t’i takojë ndonjë dashi, deleje a deledashi (politik) të Opozitës, por nuk është mbyllur tenderi akoma.
Pritet vendimi i tretë që do të hyjë - si të gjitha zezomat kundër demokracisë - nesër me procedurë. Aty do të jenë edhe emrat, edhe thagma e arsyes pse do të jenë.
Kështu e bēn pushteti Opozitën më barrë. Mos u habisni fare.
Kjo quhet përpjekje për Integrimin tonë Europian 2030.
Por më parë do të tredhim SPAK, ta kthejmë atë në deledash. Të mos merret me vjedhjet tona, por të bluajë kashtë.
Demokracia në rrezik!!!!!', ka qenë reagimi i deputetes demokrate Flutura Açka.
Lajmi kryesor:
Opozita ka paralajmëruar bojkot, 'Antikorrupsioni' i besohet Fatmir Xhafajt, 'Dezinformimi' Braçes! PS çon në Kuvend emrat e anëtarëve
G.K/ReportTv.al