Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka mbetur i befasuar nga përgjigja e kreut të SPAK Arben Kraja i cili tha se ky institucion nuk mund të bëjë vettingun në politikë. Bardhi tha se priste një përgjigje tjetër pasi ky është një institucion që po lufton korrupsionin.
'Prisja tjetër përgjigje nga drejtuesi i prokurorisë së Posaçme që të mos përfshihet SPAK, duke qenë se përfaqëson një insitucion që lufton korrupsionin. Konfirmuat që e latë luftën ndaj korrupsionit dhe u përqëndruat te ajo që ju dha ministri i Brendshëm, suksesi i madh te OFL, duke sekuestruar 3 makina'- tha Bardhi.
Lajmi kryesor:
Ndryshimet kushtetuese, SPAK: Mos na përfshini në vettingun në politikë! Propozimi i PD krijon problem njëanshmërie dhe vlerësim të pasaktë
M.Q./ReportTv.al