SPAK sekuestroi pronat e “Integrated Energy B.V. S.P.V', plehrat do të vijojnë të mblidhen normalisht dhe përpunohen në Sharrë

1 Gusht 2023, 13:30| Përditesimi: 1 Gusht 2023, 18:21

  • Share

Sekuestrimi i kompanisë e cila menaxhon landfillin e Tiranës, Integrated Energy B.V SPV”, nuk do të ndikojë në menaxhimin e mbetjeve në kryeqytet.

Mbetjet do të mblidhen siç ka ndodhur deri më tani, pa pasur asnjë efekt në këtë proces. Bashkia e Tiranës do të vijojë të jetë klientë e kompanisë, e cila tashmë do të menaxhohet nga shteti.

Bashkia bën pagesat, të cilat do të kalojnë në llogaritë e kompanisë, edhe këto do të menaxhohen nga shteti. 

Një skemë e tillë vijon të përdoret edhe në rastin e inceneratorit të Elbasanit, i sekuestruar. Në Tiranë gjenerohen rreth 700 tonë mbetje në ditë dhe bashkia paguan 29 euro për rreth 1 ton mbetje.


Lajmi kryesor:

SPAK sekuestron kompaninë e inceneratorit të Tiranës, Zoto dhe Mërtiri pronarë de facto të “Integrated Energy B.V SPV”! Përfituan 4 mln euro


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?