Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK ka firmosur vendosjen e sekuestros preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”, që është kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës si dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kësaj kompanie.
Vendimi u mor më datë 28 korrik 2023 nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndërsa mësohet se është ekzekutuar sot, 1 gusht 2023.
Sipas SPAK ka rezultuar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët e vërtetë të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila më 31 gusht 2017 ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë me kosto të investimi të parashikuar në kontratën koncesionare në vlerën 128,248,330 Euro (njëqind e njëzet e tetë milion e dyqind e dyzetë e tetë mijë, e treqind e tridhjetë) pa TVSH.
Gjithashtu sipas SPAK, Zoto dhe Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V”.
Nga aktet e administruara deri në këtë fazë të hetimit, në lidhje me kontratën e koncesionit nr. 6597 prot, datë 31.08.2017 ... ka rezultuar se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë”, si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V”, informoi sot SPAK.
Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k.
"Është evidentuar fakti se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, janë personat që kanë udhëzuar dhe kanë marrë vendimet në lidhje me shoqërinë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k. dhe shoqërinë mëmë në Holandë me emrin e mëparshëm “Integrated Energy B.V.”, aktualisht “Geogenix B.V.”, që përkon nga momenti i themelimit të këtyre shoqërive e në vijimësi."
4 milione euro
SPAK gjithashtu zbulon dhe skemën si kanë përfituar afro 4 milionë euro Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, duke përdorur fatura të flasifikuara tatimore.
"Nga aktet e administruara deri në këtë fazë të hetimeve, rezulton se Klodian Zoto, në bashkëpunim me Mirel Mërtirin, kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara, vlerën monetare 409,428,000 (katërqind e nëntë milion e katërqind e njëzet e tetë mijë) lekë, ku shtetasi Klodian Zoto është paraqitur dhe ka deklaruar fatura të falsifikuara për punime të kryera nëpërmjet shoqërisë tjetër të tij “Integrated Energy Services” sh.p.k., si nënkontraktor i shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k. Në kohën e lëshimit të këtyre faturave të falsifikuara, provohet se aksionerë “de facto” kanë qenë shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri" thuhet në njoftimin e SPAK.
Në sekuestro janë vendosur dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kompanisë "Integrated Technology Services” sh.p.k.".
Zoto pronarë dhe të shoqërisë F.M.O
Por Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri rezultojnë pronarë të një tjetër shoqërie, F.M.O për llogari të të cilës kanë blerë dhe një pasuri të paluajtshme, me sipërfaqe 611 m2, me vlerë 1 000 000 Euro, e ndodhur në qytetin e Durrësit. Edhe kjo pasuri është vendosur në sekuestro.
"Eshtë evidentuar fakti se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri zotërojnë në mënyrë indirekte shoqërinë “F.M.O.” sh.p.k. Nga hetimi janë mbledhur prova se këta shtetas, duke shfrytëzuar perfitimet e paligjshme kanë blerë për llogari të subjektit “F.M.O.” sh.p.k., një pasuri të paluajtshme, me sipërfaqe 611 m2, me vlerë 1 000 000 Euro, e ndodhur në qytetin e Durrësit" informon SPAK
Edhe pse kontrata për ndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve të kryeqytetit, me kosto të investimit të parashikuar prej 128 milion euro (pa TVSH) u firmos nga kompania “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k dhe Ministria e Mjedisit, në vitin 2017, incineratori ende nuk është ndërtuar.
Hetimet kanë nisur në kuadër të procedimit penal nr.255 të vitit 2020, për veprat penale të “Mashtrim me pasoja të rënda” në bashkëpunim, “Shpërdorim i detyrës”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë dhe "pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale".
Vënia nën sekuestro është akti i parë i ndërmarrë nga drejtësia për rastin e inceneratorit të Tiranës.
Ndërsa për Elbasanin dhe Fierin, në gjykatë po gjykohen ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish deputeti i PS-së Alqi Bllako. Gjithashtu SPAK po heton dhe rolin e ish zv/ kryeministrit Arben Ahmetaj në dhënien e këtyre tre inceneratorëve dy biznesmenëve, të shpallur në kërkim. Edhe ndaj Arben Ahmetajt është firmosur urdhërarresti por ende nuk është ekzekutuar dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sekuestrimi i kompanisë e cila menaxhon landfillin e Tiranës, Integrated Energy B.V SPV”, nuk do të ndikojë në menaxhimin e mbetjeve në kryeqytet.
Mbetjet do të mblidhen siç ka ndodhur deri më tani, pa pasur asnjë efekt në këtë proces. Bashkia e Tiranës do të vijojë të jetë klientë e kompanisë, e cila tashmë do të menaxhohet nga shteti.
Bashkia bën pagesat, të cilat do të kalojnë në llogaritë e kompanisë, edhe këto do të menaxhohen nga shteti.
Një skemë e tillë vijon të përdoret edhe në rastin e inceneratorit të Elbasanit, i sekuestruar. Në Tiranë gjenerohen rreth 700 tonë mbetje në ditë dhe bashkia paguan 29 euro për rreth 1 ton mbetje.
Gjithashtu SPAK ka vendosur në sekuestro dhe një pronë në Durrës me sipërfaqe 611 m2, dhe me vlerë 1 000 000 Euro, e ndodhur në qytetin e Durrësit të cilën e zotërojnë në mënyrë indirekte Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.
"Eshtë evidentuar fakti se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri zotërojnë në mënyrë indirekte shoqërinë “F.M.O.” sh.p.k. Nga hetimi janë mbledhur prova se këta shtetas, duke shfrytëzuar perfitimet e paligjshme kanë blerë për llogari të subjektit “F.M.O.” sh.p.k., një pasuri të paluajtshme, me sipërfaqe 611 m2, me vlerë 1 000 000 Euro, e ndodhur në qytetin e Durrësit"
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë po heton në kuadër të procedimit penal nr.255 të vitit 2020, për veprat penale të “Mashtrimi me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuara nga nenet 143/3 dhe 25, 248, 260 të Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 287/ gërma “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragari 2 i Kodit Penal.
Nga aktet e administruara deri në këtë fazë të hetimit, në lidhje me kontratën e koncesionit nr. 6597 prot, datë 31.08.2017 “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë”, lidhur mes Autoritetit Kontraktor Ministria e Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k,, me kosto të investimit të parashikuar në kontratën koncesionare në vlerën 128,248,330 Euro (njëqind e njëzet e tetë milion e dyqind e dyzetë e tetë mijë, e treqind e tridhjetë) pa TVSH, ka rezultuar se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë”, si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V”.
Nga provat e marra gjatë hetimit ka rezultuar se, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k.
Është evidentuar fakti se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, janë personat që kanë udhëzuar dhe kanë marrë vendimet në lidhje me shoqërinë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k. dhe shoqërinë mëmë në Hollandë me emrin e mëparshëm “Integrated Energy B.V.”, aktualisht “Geogenix B.V.”, që përkon nga momenti i themelimit të këtyre shoqërive e në vijimësi.
Nga aktet e administruara deri në këtë fazë të hetimeve, rezulton se shtetasi Klodian Zoto, në bashkëpunim me shtetasin Mirel Mërtiri, kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara, vlerën monetare 409,428,000 (katërqind e nëntë milion e katërqind e njëzet e tetë mijë) lekë, ku shtetasi Klodian Zoto është paraqitur dhe ka deklaruar fatura të falsifikuara për punime të kryera nëpërmjet shoqërisë tjetër të tij “Integrated Energy Services” sh.p.k., si nënkontraktor i shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k. Në kohën e lëshimit të këtyre faturave të falsifikuara, provohet se aksionerë “de facto” kanë qenë shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.
Po ashtu, është evidentuar fakti se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri zotërojnë në mënyrë indirekte shoqërinë “F.M.O.” sh.p.k. Nga hetimi janë mbledhur prova se këta shtetas, duke shfrytëzuar perfitimet e paligjshme kanë blerë për llogari të subjektit “F.M.O.” sh.p.k., një pasuri të paluajtshme, me sipërfaqe 611 m2, me vlerë 1 000 000 Euro, e ndodhur në qytetin e Durrësit.
Bazuar në kërkesën e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.95, datë 28.07.2023, ka vendosur:
1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë si më poshtë:
1.1. Personi juridik “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k., me Nipt L72031013B, me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me të gjitha pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të tij.
1.2. Personi juridik “Integrated Technology Services” sh.p.k., me Nipt L02302032C, me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të tij.
1.3. Pasuria e paluajtshme në zotërim të shoqërisë “F.M.O.” sh.p.k, lloji pasurisë “njësi”, me sipërfaqe 611 m2, me adresë Durrës.
Me ekzekutimin e vendimit nr.95 datë 28.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është ngarkuar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
Kemi marre te gjithe vrull e shajme si mundemi por te kujtojme se keshtu kemi share e mallkuar Begetin e CEZ-dia por ata moren parate nga arbirazhi. Vetem me akuzat dhe nderhyerjet politike ata fitojne gjyqet.
PërgjigjuPronaret reale te kesaj veprimtarie kriminale jane rama-veliaj. Te tjeret kane qene ne sherbim te tyre.
PërgjigjuPopulli po shef gallate me bandat e inceneratoreve. Nga nje ane Ahmetaj me Gazhelin, Gjiknurin , Kryemadhin, Meten e qente e Berishes, nga ana tjeter Banda e Kokes me bashipozuket e vet. Spaku mos te nxjerre ca te mire e ca te keqinj zoteri. Jane te gjithe ne nje tave apo jo?
Përgjigjukonfiskuan landfillin thoni,,se incenerator aty nuk ka...
PërgjigjuEh mor Gent Gazheli si vjen cal e cal historia.ke perdorur Sky dhe encrochat per zullumet e tua ne dogana me shefa e drejtora.ne burg e keni vendin te gjithe mor kodosha.erdhi ora e te vertetes
PërgjigjuDOBIÇI Arben Ahmetaj éshté RREZIK edhe pèr FÈMIJÈT BRITANIKÉ né UNITED KINGDOM , sepse éshté HAJDUT me Duar té ZEZA dhe NUK mund té rri KURRÉ PA VJEDHUR , GRABITUR dhe PLAÇKITUR !!! WARNING WARNING WARNING WARNING WARNING UNITED KINGDOM and KING CHARLES
PërgjigjuSpaku mbaroni me ata dhe hidhuni nga Vlora pa humbur kohe se keni pune me Dritan Lelin
PërgjigjuPrisni supaxhinjt e Athines, qe te helmojn opinionin publik me sulme te llojit “Po Edi? Po Iliri?” Ndoshta shtojn edhe Saliun per tu dukur si asnjeanes, por ate e sulmojn shume pak sepse e kane mik te mire (Saliu ende e mbron Marreveshjen e Detit ku Greqia fitoi territor). Supaxhinjt e sulmojn pa pushuar faktin se sistemi i drejtesise ka filluar te japi rezultate mbreselenesen kete vit. Supaxhinjt duan te vrasin shpresen se Shqiperia do behet dhe po behet. Supaxhinjt duan te nxisin me cdo kusht emigrimin e rinise, si arme lufte ekonomike. Supaxhinjve u del leng nga goja kur mendojn nje Shqiperi te shkaterruar, pa e ditur se ata vete jane shqiptar te asimiluar nga agjentura dhe kisha greke. Supaxhinjt e mbajn veten si pasardhes te filozofeve te lashte grek por kane frike nga verteta. Ndaj nuk lexojn botimet e profesor Xhufit, ku dokumentet mesjetare tregojn qart identitetin shqiptar te Epirit. Supaxhinjt mendojn se agjent te kthyer ne historian, si NGL Hammond, dhe te mercenarve qe publikojn mashtrime kundrejt pagesave nga Athina, ne sherbim te fashizmit grek ekspansionist dhe antishqiptar, jane me te besueshem se dokumentet veneciane dhe bizantine te shkruara ne nje kohe kur nuk kishte interesa per te manipuluar realitetin demografik. Supaxhinjt trushplare nuk besojn as autoret e lashte grek, te cilet i quanin fiset epirote barbar, domethene jo-grek. Ndersa referencat e rralla qe i referohen Epirit si pjese e Greqise ishin thjesht nje reference administrative ne nje periudhe te caktuar. Bashkangjitja e Epirit me Greqine nuk e bente ate grek, ashtu sic nuk mund te themi se Greqia nuk ishte e etnise ilire kur u be pjese e Prefektures Preatoriale te Ilirikut (Preatorian Prefecture of Illyricum). Supaxhinj, sa me shume te vazhdoni aq me shume do ndiheni te turperuar per punen tuaj kur historia e Ballkanit te shkruhet ne menyre te sakte. Shumica e grekeve te sotem, ashtu si edhe shumica e serbeve, malajzezeve edhe folesve te sllavishtes ne Maqedonine e Veriut jane ilir te asimiluar. Burimet historike jane mese te mjaftueshme nese lexohen dhe analizohen me kujdes. E verteta nuk mund te mbulohet pafundesisht.
PërgjigjuAta mullinjt e eres (agjentura greke) e gjeten menyren ne kohen e Saliut qe Shqiperia ti jepte territor detar Greqise. Apo mendon ti se ishte gabim pa dashje ajo qe ndodhi? Trumcak.
TA PASKA RRUMBOLLAKOSUR NA I PRIFT GREK ME SA DUKET.... MBLIDH MENT... SE NA JEMI E KEQEJA E VETVETES.... LEJOJM QE S.BERISHA T.NANO I.META E.RAMA E.VELIAJ ETJ TE VJEDHI E TE SHKATEROJNE PASURIN E SHQIPTARVE E TI THUA NA E KA FAJIN GREKU ITALIAN E SERBI.... TI I JEP LUFT MULLINJVE SI DON KISHOTI.... NDERSA ALI BABEN E KE NE KRYEMINISTER KTO 30 VJET BASHK ME 40 HAJDUTET E VETE....
Korigjim: Bashkangjitja e Epirit te lashte me Greqine e lashte nuk e bente ate grek, ashtu sic nuk mund te pretendojm se Greqia e lashte (domethene nga Etolia deri ne Krete) ishte e etnise ilire kur ajo u be pjese e Prefektures Preatoriale te Ilirikut (Preatorian Prefecture of Illyricum). //////////////////////// Lerini idjotet shqipfoles qe shtiren si historiane ne ekranet tona dhe qe dalin e pellasin se Spartanet ishin ilir. Mos u tregoni naive - gabime te tilla jane aq te pafalshme sa s’ka shanc te jene kendveshtrime te sinqerta. Te thuash Spartanet ishin ilir eshte sikur te thuash Skenderbeu ishte viking! E perhapin qellimisht kete teze absurde dhe provokuese, sepse eshte ne interes te fazhizmit grek qe publiku grek ti lexoj te perkthyera ne greqisht ato pretendime qesharake edhe te ndihet i sulmuar. Pretendimet se spartanet ishin ilir jane taktik politike qe te ushqejn nacionalizmin e verber dhe antishqiptarizmin ne Greqi. Sa me shume te ushqehet ultranacionalizmi grek, aq me e lehte eshte per ata qe te mbahet ne fuqi ligji i luftes, dhe presioni politik armiqesor ndaj shqiptareve. Turp per ata moderator shqiptar qe i japin hapsire kesaj fushate ne studjot dhe ne protalet e tyre. Turp edhe per Akademine e Skencave dhe per SHISH qe nuk informojn gazetaret shqiptar dhe shefat e mediave tona mbi nderhyrjet e agjentures greke, qe atyre tu mbyllet hapsira mediatike ne portalet dhe ekranet shqiptare.
Keni sekuestruar një pirg me plehra. Sekuestroni edhe paratë ku i kanë të gjitha nëpër botë po ia dolët, fusni në burg të gjithë ata që kanë vjrdhur këto 33 vjet, sekuestroni të gjitha pasuritë që kanë, pastaj dilni rrihni gjoksin. Na vjen keq por popolli ka aq shumë mllef e urrejtje për kë e ka poshtruar e vazhdon ta poshtrojë, saqë edhe një punë e mirë që bëhet na duket shumë pak.
Përgjigjuthe dhjefsh spak, po v=cfare fucking evidence ka ngelur tani pas 200 vjetesh, ahhh po do mbyllim hetimet per mungese provash.
PërgjigjuNëse Ilirit i themi like floriri, Sales, sali Gerdeci, po lartmadhnise do i themi Ed plehra?
PërgjigjuO Lal Eri me duket se po te mblidhet laku.mos ke perdorur gje SKY dhe Encro ti mor malukat!!!
PërgjigjuUnë jam i mendimit që meqenëse na ka vjedhur Iliri le të na vjedhë dhe Edvini. Prandaj z. Xha Teme ne të dy ngjajmë shumë
Kur do ta kthesh edhe ti me Moniken floririn popullit,po pronat e shtepite ne Angli e shqiperi kur do ti sekustroje SPAKU
PërgjigjuTju sekuestrohet gjith politikaneve e gjith pasuria
PërgjigjuPo vilen e monikes kur do e sekuestroni.
PërgjigjuThirrja e Monika Kryemadhit drejtuR SPAKU -t,eshte shume e drejte.Kjo thirrje do ishte me konkrete,si p.sh."kapni peshqit e medhenj me Ilir Meten e Sali Berishen ne krye"E moj Monike talluni me kete popull sa t'u jepet mundesia ose sa t'ju lejoje SPAKU.Thirrja juaj eshte hipokrizi e ndyre.Populli te njeh ty personalisht,qe mbahesh si kampionia grua e korruptuR e yt shoq kampion ne burrat e pare te korrupsionit.
PërgjigjuSpak i gjen i sekuestron por pastaj?? Gjykatat e hollojne e sterhollojne deri sa behet uje fare, ne fund, te kerkojne dhe ti demshperblesh hajdutet, Fullanin e te tjere i ke aty qe tallin trapin me shqiptaret!! Spak shkrimit, deklaron zyrtarisht per nje shifer tek 409 mil leke, kurse Lulushi,fillon aktivitetin e tij menjehere nen stilin e baba djallit nga Vicidoli,400 mil euro per Lulushin, ska se si te jete ndryshe, 7x7=42!!!
PërgjigjuFORCA EDI RAMA STRATEGU I SHQIPERISE MODERNE
PërgjigjuPo ky "strategu" a ka ndonje pergjegjesi ky se shume na i mburri dhe i mbrojti kta te inceneratoreve deri sa i dolen te palarat gjasme Hollandez. Ku eshte kryeminister ky gjatoshi ne athine apo beograd qe sndjen asnje lloj deshtimi ne qeverine e tij.Zoti ju marrte hak te gjith kush vjedh djersen e shqiptareve.
FORCA EDI RAMA....
Përgjigju............
Përgjigjui erdhi radha dhe lali erit tani, mos ui merzitni
PërgjigjuSi kryeminister vetem po e futen Ramen ne burg ose po la vete postin or teeeejjjjj
TË GJITHA RRUGËT TË ÇOJNË TE KRYEMINISTRI AKTUAL SHQIPTAR. SPAK-u DUHET TË GUXOJ:O SOT O KURRË MË! POPULLI PRET E SHPRESON AKOMA SE DREJTESIA DO FITOJ!
PërgjigjuSPAK U KRIJUA VETEM ME LEJEN E Z.EDI RAMA SE TE ISHTE PER BANDITET berisha-metaj ASGJE NUK DO TE NDODHTE...
SPAK U KRIJUA VETEM ME LEJEN E EDI RAMES , SE TE ISHTE PER BANDITET berisha-metaj NUK DO TE ISHTE KRIJUAR...