Me miratim të Gjykatës Prokuroria e Posaçme ka vënë në sekuestro preventive apartamentin në Vlorë të ish kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe, të cilin sipas SPAK megjithëse e posedonte nuk e kishte deklaruar.
Tashmë mbi Tushen i cili sapo ka përfunduar dënimin me 2.6 vite për shpërdorim detyre, rëndon akuza e “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive. Sipas SPAK apartamenti është me sipërfaqe 75.3 m2, dhe ndodhet në zonën e Lungomares, në Vlorë”.
Nga hetimi paraprak ka rezultuar se Fatos Tushe, i cili tashmë është marrë person nga hetim, gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnje, nuk e ka deklaruar apartamentin në Lungomare Vlorë, pasuri e cila është e regjistruar në emrin e një kompanie që operon në fushën e ndërtimeve, por që posedohet nga Tushe .
Vete ish kryebashkiaku u thirr pak ditë në SPAK për të dhënë sqarime ne lidhje me akuzën e re, për të cilën po hetohet, ku në dalje të prokurorisë e pranoi edhe hetimin e ri te nisur ndaj tij
Tushe është nga të parët nga kryebashkiakë socialist që u arrestua në detyrë pas hetimeve te nisura nga Prokuroria e Posaçme. Ai u shpall fajtor nga dy shkallët e gjykatës ndërsa pas përfundimit të dënimit të parë rrezikon edhe një tjetër dënim për fshehje pasurie.
Njoftimi i plotë i SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po kryen hetime në kuadër të procedimit penal nr. 199/1, të vitit 2021,(të ndarë nga procedimi penal nr. 199/2020), për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2, i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Fatos Tushe, me detyrë ish-Kryetar i Bashkisë Lushnjë.
Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me Vendimin Nr. 136, datë 29.02.2024, ka vendosur:
1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
2. Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, parashikuar nga neni 274 i Kodit të Procedurës Penale, mbi pasurinë e paluajtshme të identifikuar si “Pasuria Nr. 40/267/4+1-21, Z.K 8602, lloji i pasurisë “apartament”, me sipërfaqe 75.3 m2, me vendodhje në Lungomare, Vlorë”.
Hetuesit Financiarë dhe Oficerët e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë marrë masat për ekzekutimin e Urdhërit të Prokurorisë së Posaçme datë 04.03.2024, nxjerrë mbi bazën e vendimit penal të mësipërm të marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Nga hetimi paraprak i kryer në kuadër të këtij procedimi penal ka rezultuar se, personi nën hetim Fatos Tushe, gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnje, nuk ka deklaruar apartamentin në Lungomare Vlorë, pasuri e cila është e regjistruar në emrin e një kompanie që operon në fushën e ndërtimeve, por që posedohet nga personi nën hetim.
Nga ana jonë vijojnë veprimet proceduriale për vërtetimin e akuzës në hetim.
Niseni me deputetet dhe ministrat verifikim e pasurive dhe lekeve qe te marri fund korrupsioni
PërgjigjuPo Lelit kur do i'a sekuestroni shtepitë (katet e pallateve) ne Lungomare? Ka marre sa i deshi qejfi.
Përgjigjuvetem 1 ka fshehur?!
PërgjigjuShikoni dhe hetoni pasurite e Qazim Sejdinit ne Vlore te pallati ngjitur me Konsullaten italiane.
PërgjigjuPo si ka mundësi vetëm këta veshtullorët kanë apartamente te shëtitorja e Vlorës?!!!
Përgjigju