SPAK Vëllezërit e dënuar për drogë në Belgjikë pastruan 1.25 milionë euro! Blenë apartamente në Fier, Tiranë, dyqan e 5200 m katror tokë ullishte! Kërkohet konfiskimi

25 Tetor, 11:13| Përditesimi: 25 Tetor, 11:23

  • Share

1727086483_spak.JPG

SPAK thotë se për 13 vite vëllezërit Besjan dhe Leonard Ramaj të dënuar në Belgjikë për drogë, në bashkëpunim me ortakun e tyre, Ardian Malasi të ndihmuar dhe nga ish drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi kanë arritur të pastrojnë shumën prej 1.25 milionë euro.

Dhe në kuadër të këtij procedimi janë sekuestruar më herët dhe është kërkuar konfiskimi në Gjykatën e Posacme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e pasurive të cilat dyshohet se janë blerë me paratë e drogës.

Po ku janë investuar këto para?

SPAK ka evidentuar ndër të tjera 12 apartamente në Fier, 4 në Tiranë, 3 garazhe në Tiranë, një dyqan në Fier e 5 200 m tokë ullishte në Mallakastër, pasuri të cilat janë vënë në sekuestro më herët në kuadër të këtij procedimi penal dhe tani i kërkon GJKKO t’i konfiskojë.

Bëhet fjalë për 12 apartamente në Fier, 4 në Tiranë

Pasuritë që kërkohen të konfiskohen
1.                  12 (dymbëdhjetë) apartamente në qytetin e Fierit;
2.                  1 (një) dyqan prej 300m 2 në qytetin e Fierit;
3.                  1 (një) pasuri e paluajtshme, ullishte, me sipërfaqe 5.200 m, ndodhur në Mallakastër;
4.                  4 (katër) apartamente në qytetin e Tiranës;
5.                  3 (tre) ambiente me funksion garazh në qytetin e Tiranës;
6.                  1 (një) shoqëri tregëtare;
7.                  2 (dy) automjete;


Lajmi kryesor:

'U pastruan 1.25 mln € droge', SPAK dërgon për gjykim ish-drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi, 2 vëllezërit e dënuar në Belgjikë e administratorin e shoqërisë 'Ledio 4'


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?