Arben Lleshi dhe Klevis Lleshi

Kronikë

SPAK zbardhi vrasjen e Klevis Lleshit, saga e ekzekutimeve në familjen e tij dhe hasmëria me fisin Hoxha! U porosit edhe vrasja e Arben Lleshit në burg

26 Shtator, 09:48| Përditesimi: 26 Shtator, 15:00

  • Share

1758873250_1758872251arbenlleshiklevislleshi.jpg

Arben Lleshi dhe Klevis Lleshi

SPAK zbardhi vrasjen e Klevis Lleshit në 2020, i cili u zhduk pa lënë gjurmë, por më pas u zbulua se kemi të bëjmë me vrasje. Në vitin 2023 banorë të fshatit Shpërdhet të Kurbinit që gjetën mbetjet kockore të të riut dhe pas ekzaminimeve hetuesit dolën në konkluzionin se Lleshi ishte vrarë. Ekzekutimi i tij është bërë për hakmarrje. Porositësi i vrasjes është Aurel Hoxha, pronar i 'Monopol' te 'Myslym Shyri'. Ai ka marrë hak për vrasjen e të vëllait të tij.

Saga e hakmarrjes mes fisit Lleshi dhe Hoxha ka nisur në vitin 2012. Ishte 10 prilli i vitit 2012 kur Arben Lleshi vrau Agim Hoxhën në Britani të Madhe dhe trupin ia dogji në makinë pasi iu prishën pazaret e drogës. Për këtë vrasje ai vuante dënimin me burg përjetë në burgun e Peqinit.

Që nga kjo vrasje, fisi Hoxha nuk ka hequr dorë nga hasmëria dhe një sërë ngjarjesh kriminale janë pasuar, duke i marrë jetën 4 anëtarëve të fisit Lleshi, Arben Lleshit, Xhavit Lleshi, Hajredin Lleshi dhe Klevis Lleshi.

I pari që u ekzekutua për hasmëri ishte Xhavit Lleshi, babai i Klevis Lleshit. Ai u vra më 30 tetor të vitit 2013. Tre vite më vonë, më 15 maj 2016 u vra vëllai i tij, Hajredin Lleshi. Xhaxhai i Klevis Lleshit u ekzekutua në fshatin e lindjes në Burrel. Në vitin 2017 u mor peng Artan Lleshi, djali i xhaxhait të Klevis Lleshit dhe që prej asaj kohe nuk ka më asnjë gjurmë prej tij.

Më pas, në vitin 2020 fisi Hoxha dyshohet se porositi vrasjen e vetë Klevis Lleshit. Pas vrasjes, trupin e tij e zhdukën në fshatit Shpërdhet të Kurbinit, ndërsa eshtrat u gjetën vetëm 3 vite më vonë nga banorë të zonës.

Saga e frikshme e hakmarrjes nuk përfundoi këtu. Kësaj radhe shënjestër e ekzekutimeve nga fisi Hoxha do të ishte vetë Arben Lleshi, i cili vrau Agim Hoxhën në 2012. Pikërisht për këtë vrasje Arben Lleshi po vuante dëbimin me burgim të përjetshëm, kur në vitin 2023 dyshohet se u vra në vazhdë të kësaj hakmarrjes. Ishte i dënuar me burg përjetë, Sokol Mjacaj i cili e ekzekutoi brenda në qeli, ndërsa mbeti i plagosur i dënuar tjetër përjetë Indrit Shaqja.


Lajmi kryesor:

SPAK zbardh vrasjen e Klevis Lleshit: U paguan 50 mijë € për gjakmarrje! 3 në pranga, njëri u kap në Itali! Në kërkim porositësi, pronar i lokal 'Monopol' dhe 'Elite Event' (EMRAT)


SI.E./Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?