Klevis Lleshi nga Burreli u zhduk më 5 gusht të vitit 2020 kur ishte vetëm 22 vjeç. Tre vite pa asnjë gjurmë. Në shkurt të vitit 2023, erozioni nxori në sipërfaqe disa eshtra, të groposura në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit. Analizat e ADN-së zbuluan se i përkisnin të riut të zhdukur. Dy vite më pas, të premten e 26 shtatorit SPAK zbulon autorët dhe lëshon 4 urdhër arreste.3 u ekzekutuan dhe u vunë në pranga Sabah Nuzi dhe Samet Loka të dy 31 vjeç, ndërsa Sajmir Kolaveri u kap në Itali.
Si porositës dhe organizator për vrasjen e të riut, SPAK akuzon Aurel Hoxhën 36 vjeç, i njohur edhe me emrin Aurelinjo Kalaveri. Ai u hakmor për vrasjen e vëllait të tij në Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 2012, nga Arben Lleshi, kushëriri i 22-vjeçarit.
Aurel Hoxha është pronar i lokal “Monopol” dhe agjencisë 'Elite Event', të dyja te “Myslym Shyri” në Tiranë, aty ku efektivët ushtruan kontrolle në orët e para të mëngjesit, por pa mundur ta gjejnë. Sipas SPAK për vrasjen e 22-vjecarit, Hoxha pagoi si ekzekutor Sabah Nuzin, të cilit i dha 50 mijë euro. Sabah Nuzi, i akuzuar nga SPAK si vrasës me pagesë, ashtu si familja Lleshi, është nga Burreli, dhe mendohet që me Klevisi, të cilin e vrau e më tej e groposi, të ketë pasur edhe njohje e miqësi.
31-vjeçari Sabah Buzi sipas njoftimeve të vjetra të policisë, rezulton me precedent penalë. Në vitin 2020 u arrestua nga Policia e Matit pasi kishte qëlluar me armë në ajër dhe kishte kërcënuar një person. Edhe më herët, në vitin 2012, kur ka qenë krejt i ri vetëm 18 vjeç, është prangosur për plagosjen e 3 personave me pistoletë Si ndihmës dhe ndërmjetës SPAK akuzon Saimir Kolaverin. Drejt të dyshuarve, hetuesit i çuan bisedat e zbardhura nga aplikacioni i SkyECC.
Gjithashtu krahas vrasjes së 22-vjeçarit, nga hetimet, SPAK ka zbuluar se Aurel Hoxha ishte drejtuesi i një grupi të strukturuar kriminal që pastronte paratë që vinin nga trafiku i drogës nga vendet e Amerikës së Jugut në BE dhe Shqipëri. Këto para thotë SPAK, investoheshin në vendin tonë dhe jashtë saj. Pjesë e këtij grupi, është edhe Sajmir Loka, i arrestuar këtë të premte, që deri më tani sipas hetuesve nuk lidhet me vrasjen e të riut nga Burreli, por akuzohet vetëm për pastrim parash.
“Nga ky aktivitet i paligjshëm dyshohet se janë krijuar të ardhura monetare të cilat kanë shërbyer për investime në aktivitete tregtare, pasuri të paluajtshme dhe pasuri të luajtshme, këmbimin apo transferimin e pasurive, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre, kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave”, thotë SPAK.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, pikërisht me fuqinë e këtyre parave të ardhura nga bota e drogës, Aurel Hoxha ka paguar për vrasjen e të afërmit të hasmit të tij. SPAK thotë se ky grup kriminal i pastrimit të parave të drogës, ka në përbërje edhe persona të tjerë për të cilët po punohet të identifikohen.
Krimi makabër që SPAK zbulon sot se është organizuar nga një grup kriminal, deri më 16 shtator 2025 është hetuar nga prokuroria e Kurbinit. Nëna e të riut Klevis Lleshi, ka kërkuar vazhdimisht drejtësi dhe e ka lidhur vrasjen e të birit me gjakmarrjen. “Shokët e kanë çuar te hasmi”, shprehet ajo 5 vite më parë pak pasi djali ishte zhdukur. Që nga ajo kohë, nëna e Klevisit, u largua nga Shqipëria.
Dy fiset janë përfshirë në një sagë hakmarrjesh, të nisur në vitin 2012, kur Arben Lleshi vrau Agim Hoxhën, vëllain e Aurel Hoxhës, dhe më pas ia dogji trupin në makinë. Një vit më pas, më 30 tetor 2013, u vra Xhavit Lleshi, babai i Klevis Lleshit. Tre vite më vonë, më 15 maj 2016 u vra vëllai i tij, Hajredin Lleshi.
Më pas, në vitin 2020 fisi Hoxha dyshohet se porositi vrasjen e Klevis Lleshit. Pas vrasjes, trupin e tij e zhdukën në fshatit Shpërdhet të Kurbinit, ndërsa eshtrat u gjetën pas rreth 2 vite e gjysmë nga banorë të zonës. Arben Lleshi po vuante dënimin me burg përjetë në burgun e Peqinit, kur në vitin 2023 u vra nga Sokol Mjacaj. Ai u qëlloi me armë brenda në qeli, dhe dyshohet se vrasja ka qenë vazhdë e kësaj hakmarrjeje.
*Raportojnë për Report TV dhe Shqiptarja.com gazetarët Keti Banushi dhe Sokol Dema
Viktima Klevis Lleshi
Aurel Hoxha, porositësi i vrasjes së Klevis Lleshit
Report Tv ka siguruar foton e Aurel Hoxhës, i cili porositi për 50 mijë euro vrasjen e Klevis Lleshit në 2020. Aurel Hoxha rezulton pronari i lokalit të njohur në Tiranë, Monopol.
Mëngjesin e sotëm u ushtruan kontrolle në lokalin e tij, por Hoxha, i njohur ndryshe edhe si Aurelinjo Kalaveri, rezulton ende në kërkim.
SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar për vrasjen dhe groposjen e Klevis Lleshit në vitin 2020 në Burrel. Aurel Hoxha, i shpallur në kërkim, ka porositur ekzekutimin e të riut kundrejt pagesës prej 50 mijë eurosh në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e të vëllait Agim Hoxha në vitin 2012. Sajmir Kolaveri, i cili është arrestuar në Itali, ka pasur rolin e ndërmjetësit dhe ndihmësit, ndërsa si ekzekutor ka vepruar Sabah Nuzi, edhe ky i arrestuar.
Sabah Nuzi dhe Samet Loka janë arrestuar nga forcat e Policisë së Shtetit dhe BKH, ndërsa në kërkim është vetëm Aurel Hoxha, i njohur edhe si Aurelinjo Kalaveri, të cilin SPAK e akuzon si porositësin e vrasjes së të riut Klevis Lleshit, por edhe si drejtues të një grupi kriminal. Aurel Hoxha, sipas SPAK, ka krijuar një grup të strukturuar kriminal me synim pastrimin e parave, pjesë e të cilit ishte edhe Samet Loka dhe persona të tjerë të paidentifikuar.
Të ardhurat, sipas Prokurorisë, dyshohen se janë krijuar nga aktiviteti i kundraligjshëm i trafikimit të narkotikëve nga vendet e Amerikës së Jugut, drejt BE dhe Shqipërisë. Më pas këto para janë investuar në aktivitete tregtare, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, këmbimin apo transferimin e pasurive me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre.
Njoftimi i plotë i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të procedimit penal nr. 177, të regjistruar më datë 16.9.2025, po zhvillon hetime të thelluara në lidhje me disa vepra penale me rrezikshmëri të lartë, të kryera në bashkëpunim të posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Hetimi i kryer në bashkëpunim të ngushtë me Europol, Eurojust, si dhe autoritetet ligjzbatuese të Francës, Italisë, Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë mundësoi zbardhjen e një skeme të organizuar kriminale e përfshirë në:
-Vrasje me pagesë dhe për gjakmarrje, përfshirë fshehjen e kufomave dhe mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit;
-Pastrimin e produkteve të veprës penale përmes investimeve të dyshimta në Shqipëri dhe jashtë saj;
Hetimet u përqëndruan tek disa shtetas shqiptarë të përfshirë në organizimin dhe realizimin e vrasjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë, kundrejt përfitimit të shumave të ndryshme monetare. Personat e përfshirë duke bashkëpunuar me njëri tjetrin kanë arritur të sigurojnë shuma të konsiderueshme parash, të kontraktojnë persona për kryerjen e vrasjeve me pagesë për hakmarrje personale apo gjakmarrje. Disa anëtarë të këtij grupi kriminal dyshohet se kanë mundësuar depërtimin e sasive të konsiderueshme të parave të përftuara në mënyrë të paligjshme në sistemin finaciar shqiptar, përmes investimeve me karakter dyshues dhe duke përdorur këto shuma parash për kryerjen e veprave penale kundër jetës dhe shëndetit.
Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm është dokumentuar aktiviteti kriminal si dhe identifikimi i disa prej autorëve të dyshuar të veprave penale të përmendura, një pjesë e të cilave është kryer në bashkëpunim, në formë e grupit të strukturuar kriminal.
Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen për gjakmarrje të shtetasit, K.LL më datë 05.08.2020, në qytetin e Burrelit dhe më pas fshehja e kufomës së viktimës K.LL, duke u varrosur në fshatin Shpërdhet të Njësisë Administrative Mamurras, Bashkia Kurbin. Eshtrat e viktimës u zbuluan më datë 8.12.2020. Dyshohet se vrasja është kryer me armë zjarri dhe kundrejt pagesës prej 50.000 eurove.
Veprimet e kundraligjshme të vrasjes për gjakmarrje, mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, si dhe fshehja e kufomës janë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal dhe si porositës i vrasjes për gjakmarrje dyshohet të jetë shtetasi A.K (alias A.H), në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij në Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 2012.
Si ndihmës dhe ndërmjetës dyshohet të jetë shtetasi, S.K, ndërsa si ekzekutor dyshohet të jetë shtetasi S.N. Në lidhje me këtë fakt po hetohet për identifikimin e personave të tjerë , të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.
Gjithashtu nga provat e administruara rezulton se shtetasi A.K (alias A.H), në rolin e krijuesit, drejtuesit dhe organizatorit, ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, me synimin për kryerjen e veprimtarisë së kundraligjshme të pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, ku pjesëtarë të këtij grupi të strukturuar kriminal janë shtetasi S.L dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar.
Të ardhurat e kundraligjshme, dyshohen se janë krijuar nga aktiviteti i kundraligjshëm i trafikimit të narkotikëve nga vendet e Amerikës së Jugut, drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shqipëri. Informacionet e mësipërme janë administruar nga autoritetet ligjzbatuese të disa vendeve të Bashkimit Europian si dhe nga analiza e komunikimeve në platformën e enkriptuar SkyECC.
Nga ky aktivitet i paligjshëm dyshohet se janë krijuar të ardhura monetare të cilat kanë shërbyer për investime në aktivitete tregtare, pasuri të paluajtshme dhe pasuri të luajtshme, këmbimin apo transferimin e pasurive, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre, kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave.
Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr.98, më datë 25.9.2025, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale ndaj katër shtetasve shqiptarë:
A.K (alias A.H), i datëlindjes 06.12.1989, i dyshuar për veprat penale:
– “Vrasje për gjakmarrje”, në dëm të viktimës K.LL, në datën 05.08.2020, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/a dhe 28/4 të Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 28/4; “Fshehja ose asgjesimi i kufomës”, në dëm të viktimës K.LL, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 303 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal;
– “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 287/1, gërma “b” dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal. ;
S.N, i datëlindjes 25.06.1994, i dyshuar për veprat penale të “Vrasje për gjakmarrje”, në dëm të viktimës K.LL, në datën 05.08.2020, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/a dhe 28/4 të Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 28/4; “Fshehja ose asgjesimi i kufomës”, në dëm të viktimës K.LL, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 303 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal. ;
S.K, i datëlindjes 19.05.1982, i dyshuar për veprat penale të “Vrasje për gjakmarrje”, në dëm të viktimës K.LL, në datën 05.08.2020, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/a dhe 28/4 të Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 28/4; “Fshehja ose asgjesimi i kufomës”, në dëm të viktimës K.LL, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 303 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal. ;
S.L, i datëlindjes 30.12.1994, i dyshuar për veprat penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 287/1, gërma “b” dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.
Prokurorët e Posaçëm kanë nxjerrë urdhërat e ekzekutimit të masave të sigurimit më datë 25.09.2025.
Zbatimi i masave të sigurisë ndaj shtetasve S.N. dhe S.L, është bërë i mundur nga hetuesit e BKH-së dhe strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për krijuesin, organizatorin dhe drejtuesin e grupit të strukturuar kriminal shtetasin A.K (alias A.H).
Pas bashkëpunimit të ngushtë me Europol dhe autoritetet ligjzbatuese italiane është bërë e mundur arrestimi në Itali i shtetasit nën hetim S.K.
31-vjeçari Sabah Nuzi, i arrestuar me urdhër të SPAK për vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020 dhe më pas groposjen në një fshat të Kurbinit, rezulton person me precedentë penalë. Në vitin 2020, Nuzi u arrestua nga Policia e Matit pasi kishte qëlluar me armë në ajër dhe kishte kërcënuar një 26-vjeçar.
Edhe më herët, në vitin 2012, kur ka qenë krejt i ri vetëm 18 vjeç, është prangosur për plagosjen e 3 personave me pistoletë.
Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë është në kërkim për vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020. Në pranga është vënë Sabah Nuzi dhe Samet Loka, të dy 31 vjeç. Në kërkim janë shpallur 36-vjeçari Aurel Hoxha, i njohur edhe si Aurelinjo Kalaveri ( i dyshuar si porositësi), si dhe një tjetër, Sajmir Kolaveri.
Ndaj këtyre personave rëndojnë veprat penale vrasje për gjakmarrje, fshehje dhe asgjesim kufome, pastrim të produkteve të veprës penale, grup të strukturuar kriminal dhe vepra të kryera nga grupi i strukturuar kriminal.
Arben Lleshi dhe Klevis Lleshi
SPAK zbardhi vrasjen e Klevis Lleshit në 2020, i cili u zhduk pa lënë gjurmë, por më pas u zbulua se kemi të bëjmë me vrasje. Në vitin 2023 banorë të fshatit Shpërdhet të Kurbinit që gjetën mbetjet kockore të të riut dhe pas ekzaminimeve hetuesit dolën në konkluzionin se Lleshi ishte vrarë. Ekzekutimi i tij është bërë për hakmarrje. Porositësi i vrasjes është Aurel Hoxha, pronar i 'Monopol' te 'Myslym Shyri'. Ai ka marrë hak për vrasjen e të vëllait të tij.
Saga e hakmarrjes mes fisit Lleshi dhe Hoxha ka nisur në vitin 2012. Ishte 10 prilli i vitit 2012 kur Arben Lleshi vrau Agim Hoxhën në Britani të Madhe dhe trupin ia dogji në makinë pasi iu prishën pazaret e drogës. Për këtë vrasje ai vuante dënimin me burg përjetë në burgun e Peqinit.
Që nga kjo vrasje, fisi Hoxha nuk ka hequr dorë nga hasmëria dhe një sërë ngjarjesh kriminale janë pasuar, duke i marrë jetën 4 anëtarëve të fisit Lleshi, Arben Lleshit, Xhavit Lleshi, Hajredin Lleshi dhe Klevis Lleshi.
I pari që u ekzekutua për hasmëri ishte Xhavit Lleshi, babai i Klevis Lleshit. Ai u vra më 30 tetor të vitit 2013. Tre vite më vonë, më 15 maj 2016 u vra vëllai i tij, Hajredin Lleshi. Xhaxhai i Klevis Lleshit u ekzekutua në fshatin e lindjes në Burrel. Në vitin 2017 u mor peng Artan Lleshi, djali i xhaxhait të Klevis Lleshit dhe që prej asaj kohe nuk ka më asnjë gjurmë prej tij.
Më pas, në vitin 2020 fisi Hoxha dyshohet se porositi vrasjen e vetë Klevis Lleshit. Pas vrasjes, trupin e tij e zhdukën në fshatit Shpërdhet të Kurbinit, ndërsa eshtrat u gjetën vetëm 3 vite më vonë nga banorë të zonës.
Saga e frikshme e hakmarrjes nuk përfundoi këtu. Kësaj radhe shënjestër e ekzekutimeve nga fisi Hoxha do të ishte vetë Arben Lleshi, i cili vrau Agim Hoxhën në 2012. Pikërisht për këtë vrasje Arben Lleshi po vuante dëbimin me burgim të përjetshëm, kur në vitin 2023 dyshohet se u vra në vazhdë të kësaj hakmarrjes. Ishte i dënuar me burg përjetë, Sokol Mjacaj i cili e ekzekutoi brenda në qeli, ndërsa mbeti i plagosur i dënuar tjetër përjetë Indrit Shaqja.
Komente

Qelbesira,shpellare.Ca faji ka djaloshi per veprimet e kushuririt te tij?
PërgjigjuMe keto akuza e siguruan me kadaster burgimin e perjetshem. Kapni dhe kete kryesorin dhe konfiskojini edhe breket. Hakmarrje primitive. Nuk vritet 20 vjecari kur nuk ka lidhje me vrasjen o kafshe.
PërgjigjuBravo Spak
PërgjigjuKalbini ne burg keto te pa bese qe vrasin njerz pa hak as hile . Vrisni cunin e xhajes qe ka qen femi dhe xhaxhallaret qe skan asnje faj
PërgjigjuKJO FAMILJA HOXHA PER 1 TE VRARE,,,,BRANE 4 VETA NFA FAMILJA LLESHI....ATA KANE SHKELUR KANUNIN E LEKES SEPSE GJAKU SHKON PER GISHT..CFARE FAJI KISHIN BABSI..CHAJA..APO CUNI IXHAJES.. ..FAMILJE E DEGJENERUAR....PTU....TE FUTEN N3 BURG E TE MOS DALIN ME.....
Përgjigju4 te vrare dhe 1 i zhdukur.
Po pasurite qe kane do hetohen? Si i kane bere se vetem ai lokal ka miliona te investuara spo flas per te tjerat. Te behen hetimet tamam
PërgjigjuPo ske faj skam Pune tjeter se erdhen ne mes te tiranes blen lokale e shtepi e makina vetem 30 vjec dhe pastaj habitemi kur ndodhin vrasjet
Pasuritë i kanë bërë njëjtë për shkakun që janë vrarë....
Oh ty te qr po a ske pune tjeter, te rafte ne koke ajo qe kerkon !!! Gjak prishe ....
Shume krim i shemtuar. Si mund te vrasesh nje 20 vjecar, pasi kusheri i tij ka bere nje krim te shemtuar tete vite me perpara?! Djali ka qene 12 vjec atehere, dhe nuk i ka patur askujt borxh. Turp per keta kriminele qe kane vrare nje njeri krejt te pafajshem! Urime SPAK-ut per rezultatin.
PërgjigjuKafsheri thuaj