Nga sezoni i ardhshëm Spanja do përfaqësohet me pesë skuadra në Champions League. Pas kualifikimit të Ath. Bilbaos në gjysmëfinalet e Europa League dhe eliminimit të Lazios, është Spanja që zyrtarisht siguron renditjen më të mirë në FIFA dhe nxjerr Italinë nga gara.
Tanimë Anglia dhe Spanja minimalisht nga sezoni i ardhshëm do kenë pesë skuadra në Ligën e Kampioneve, ndërsa Italia dhe Gjermania do kenë katër.
SITUATA - Gjysmëfinalet e arritura nga Interi dhe Fiorentina përkatësisht në Champions League dhe Conference League nuk mjaftuan për Italinë, që të qëndronte në vazhdën e iberikëve që përfituan nga kalimi i turit nga Barcelona, Athletic Bilbao dhe Real Betis, duke krijuar një hendek që është bërë i pakalueshëm nga Italia.
RENDITJA - Në fund të çerekfinaleve, Anglia kryeson renditjen me 26,821 pikë, përpara Spanjës, e cila me 23,250 pikë ka siguruar vendin e pestë në garën më të mirë kontinentale, ndërsa Italia duhet të kënaqet me vendin e tretë me 21,187 pikë, përpara Gjermanisë dhe Francës, të cilat janë pas me 18,421 dhe 16.857 pikë.
? Race for an extra Champions League spot is completed!
— Football Rankings (@FootRankings) April 17, 2025
??????? England secured an extra Champions League spot!
?? Spain secured an extra Champions League spot! pic.twitter.com/z1ZAL2LCjK
Komente
