Energjia elektrike është rikthyer në 99% në Spanjën kontinentale pas ndërprerjes së energjisë elektrike që goditi Gadishullin Iberik një ditë më parë.
Deri në orën 6 të mëngjesit sipas kohës lokale, 99.16% e furnizimit me energji elektrike ishte siguruar, me prodhim prej 21.26 megavatësh (MW), raportoi operatori spanjoll i rrjetit elektrik REE. Kthimi i energjisë elektrike u prit me brohoritje nga turmat në rrugë ose me rënien borive të makinave në shenjë festimi.
Qarkullimi hekurudhor rifilloi normalisht këtë mëngjes në pjesën më të madhe të vendit, veçanërisht nga Madridi në Barcelonë, Valencia, Murcia, Alicante dhe Vendin Bask. Shërbimet tregtare hekurudhore u rikthyen sot në funksionimin normal duke përshkruar rrugë nga Madridi në Barcelonë, Valencia, Murcia, Alicante, Vendin Bask dhe Algeciras.
Rrjeti i metrosë së Madridit mbetet i mbyllur ndërsa vazhdojnë punimet për të rikthyer shërbimin "me të gjitha garancitë". Siç është njoftuar në llogaritë zyrtare të metrosë në rrjetet sociale, të gjitha linjat mbeten jashtë funksionit, ndaj Metro e Madridit rekomandon përdorimin e autobusëve. Metroja gjithashtu kujton se autobusët urbanë të EMT-së dhe autobusët ndërurbanë të operuar nga Konsorciumi Rajonal i Transportit do të jenë falas gjatë ditës së sotme.
Ndërkohë Mbreti Felipe VI do të mbajë një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare sot në Pallatin Moncloa, selinë e qeverisë, për të shqyrtuar situatën pas ndërprerjes së energjisë elektrike, sipas mediave spanjolle.
Vendimi u mor në bashkëpunim me kryeministrin Pedro Sanchez, njoftuan burime nga Shtëpia Mbretërore. Është hera e parë që monarku kryeson një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Moncloa./ La Repubblica
Ndërprerja e energjisë në Spanjë,Portugali dhe Francën jugore një ditë më parë shkaktoi një kaos. Kështu në Madrit mijëra udhëtarë u 'bllokuan' në stacionet e metrove dhe trenave.
Nga një video që qarkullon në media shohim se si njerëzit në errësirë- disa prej tyre me çanta në duar dhe disa të tjerë me fëmijë në krah ecin në këmbë rrugët që përshkojnë trenat apo metrotë.
Komente
