Foto ilustruese

Spanjë/ Vritet shqiptari me armë zjarri në Girona, u gjet në dyert e spitalit me plagë në kokë! Dyshohet për tregtinë e kanabisit, arrestohet një person

7 Tetor, 09:40| Përditesimi: 7 Tetor, 13:29

  • Share

SPANJË - Një shqiptar ka mbetur i vdekur në Girona të Spanjës mbrëmjen e të shtunës (5 Tetor), pasi u qëllua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Mediat spanjolle thonë se shqiptari u qëllua nga një "Audi" i zi. Shqiptari, ende i paidentifikuar, pasi u qëllua u mor dhe u la përpara derës së urgjencës në Girona, dhe u gjet i plagosur në pjesën e pasme të kokës.

Më pas nuk mundi t'i rezistojë plagës së rëndë të marrë nga arma e zjarrit. Për momentin po vijojnë hetimet nga policia spanjolle lidhur me vrasjen. Paraprakisht mendohet të ketë lidhje me trafikun e drogës, shtëpitë e barit dhe plantacionet e hashashit në pyje. 

Një person është paraqitur në komisariatin e policisë Lloret del Mar në Girona mbrëmjen e djeshme (6 tetor), si i dyshuar me ngjarjen, por ende nuk dihet se cili është roli i tij në këtë vrasje. Policia spanjolle konfirmoi se e ka arrestuar dhe po e merr në pyetje.

Sakaq, hetimet e policisë vijojnë për të çmontuar organizatat shqiptare, thonë mediat spanjolle, por ato nuk pengohen dhe sa vijnë e lulëzojnë në tregtinë e kanabisit.

Ora 13:19
Vrasja e shqiptarit në Spanjë, arrestohet i vetëdorëzuari në Girona! Në kërkim 2 të tjerët, motiv dyshohen ‘shtëpitë e barit’

Komisariati i Policisë Lloret de Mar në Girona, ku u dorëzua një nga shqiptarët e dyshuar

Policia e Mossos d'Esquadra në Spanjë po vijon hetimet e hapura për zbardhjen e vdekjes së një shqiptari, i cili mbeti i plagosur rëndë rreth orës 19:00 të së shtunës (5 Tetor), teksa u dërgua në spitalin Blanes në Girona të Katalonjës dhe që më në fund përfundoi me vdekje, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Divizioni i Hetimit Kriminal (DIC) i rajonit të Girona hapi një hetim për të identifikuar fillimisht të vdekurin dhe më pas për të gjetur 3 personat që e kishin braktisur, të cilët mundën të arratiseshin me një automjet “Audi” të zi.

Mbrëmjen e së dielës (dje), një prej personave ishte dorëzuar në stacionin e policisë Mossos d'Esquadra në Lloret de Mar, si i dyshuar për ngjarjen e rëndë, sipas raportimeve të “ElCaso”.

Policia spanjolle konfirmoi se ka arrestuar një person i cili është paraqitur në komisariat, por për momentin nuk dihet se çfarë roli ka luajtur në ngjarje, nëse ka qenë një nga tre personat në automjet që u arratis apo nëse ishte ai që e plagosi për vdekje shqiptarin e braktisur në spital.

Oficerët dhe hetuesit janë duke e marrë ende në pyetje të dorëzuarin, për dinamikën e ngjarjes, ato që ai di dhe rolin në të. Detajet e hetimit mbahen sekrete dhe pritet që i ndaluari të dërgohet në Gjykatë dhe të ngrihet akuzë.

Ekspertët thanë se viktima kishte plagë në pjesën e pasme të kokës, të shkaktuar me armë zjarri, por do pritet edhe ekspertimi përfundimtar i detajuar mjeko-ligjor.

“Ajo që e kanë të qartë Mossos d'Esquadra është se kjo vrasje lidhet edhe një herë me trafikun e drogës së marihuanës, një biznes fitimprurës dhe shumë i rrezikshëm, i cili e ka kthyer Katalonjën në prodhuesin më të madh të kësaj droge, e cila eksportohet në të gjithë Evropën gjeneron miliona përfitime”, shkruan “ElCaso”.

Hetimet e policisë për të çmontuar organizatat shqiptare nuk ndalen, teksa vetëm në rajonin e Katalonjës janë arrestuar 53 shqiptarë vetëm për këtë vit, për shtëpi apo plantacione hashashi.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?