Komisariati i Policisë Lloret de Mar në Girona, ku u dorëzua një nga shqiptarët e dyshuar

Vrasja e shqiptarit në Spanjë, arrestohet i vetëdorëzuari në Girona! Në kërkim 2 të tjerët, motiv dyshohen ‘shtëpitë e barit’

7 Tetor, 13:19| Përditesimi: 7 Tetor, 13:23

  • Share

Komisariati i Policisë Lloret de Mar në Girona, ku u dorëzua një nga shqiptarët e dyshuar

Policia e Mossos d'Esquadra në Spanjë po vijon hetimet e hapura për zbardhjen e vdekjes së një shqiptari, i cili mbeti i plagosur rëndë rreth orës 19:00 të së shtunës (5 Tetor), teksa u dërgua në spitalin Blanes në Girona të Katalonjës dhe që më në fund përfundoi me vdekje, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Divizioni i Hetimit Kriminal (DIC) i rajonit të Girona hapi një hetim për të identifikuar fillimisht të vdekurin dhe më pas për të gjetur 3 personat që e kishin braktisur, të cilët mundën të arratiseshin me një automjet “Audi” të zi.

Mbrëmjen e së dielës (dje), një prej personave ishte dorëzuar në stacionin e policisë Mossos d'Esquadra në Lloret de Mar, si i dyshuar për ngjarjen e rëndë, sipas raportimeve të “ElCaso”.

Policia spanjolle konfirmoi se ka arrestuar një person i cili është paraqitur në komisariat, por për momentin nuk dihet se çfarë roli ka luajtur në ngjarje, nëse ka qenë një nga tre personat në automjet që u arratis apo nëse ishte ai që e plagosi për vdekje shqiptarin e braktisur në spital.

Oficerët dhe hetuesit janë duke e marrë ende në pyetje të dorëzuarin, për dinamikën e ngjarjes, ato që ai di dhe rolin në të. Detajet e hetimit mbahen sekrete dhe pritet që i ndaluari të dërgohet në Gjykatë dhe të ngrihet akuzë.

Ekspertët thanë se viktima kishte plagë në pjesën e pasme të kokës, të shkaktuar me armë zjarri, por do pritet edhe ekspertimi përfundimtar i detajuar mjeko-ligjor.

“Ajo që e kanë të qartë Mossos d'Esquadra është se kjo vrasje lidhet edhe një herë me trafikun e drogës së marihuanës, një biznes fitimprurës dhe shumë i rrezikshëm, i cili e ka kthyer Katalonjën në prodhuesin më të madh të kësaj droge, e cila eksportohet në të gjithë Evropën gjeneron miliona përfitime”, shkruan “ElCaso”.

Hetimet e policisë për të çmontuar organizatat shqiptare nuk ndalen, teksa vetëm në rajonin e Katalonjës janë arrestuar 53 shqiptarë vetëm për këtë vit, për shtëpi apo plantacione hashashi.


Lajmi kryesor:

Spanjë/ Vritet shqiptari me armë zjarri në Girona, u gjet në dyert e spitalit me plagë në kokë! Dyshohet për tregtinë e kanabisit, arrestohet një person


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?