Ditët e fushatës elektorale kanë filluar të numërohen mbrapsht dhe kjo e 11 majit nuk do të jetë vetëm një betejë mes kundërshtarësh, por edhe një betejë e fortë brenda llojit. Kemi zbarkuar me grupin e xhirimit të Frontline në terren, për të parë nga afër se si është një ditë e mbushur plot me aktivitete të kandidates për deputete të partisë socialiste në Tiranë Persida Shkrepa.
Por kush është ajo? E zbulojmë së bashku dhe plan projektin e saj politik.
“Unë jam Persida Shkrepa. Jam kandidate për deputete për Partinë Socialiste në njësinë 3, atje ku kam edhe zyrën elektorale. Jam nënë e dy fëmijëve, jam e martuar dhe jam arkitekte."
-Pse vendosët të besoni te portali Deputeti që Duam?
Diferenca mes dy partive kryesore, është niveli i qytetarisë dhe intelektit që PS ka në themelet e saj. Unë e kam parë zhvillimin e vendit tim, duke u zhvilluar gjatë mandateve të qeverisjes socialiste, dhe mendoj që është forca e duhur për ta çuar Shqipërinë përpara në rrugën e Bashkimit Europian.
-Si të duket politika tani që je brenda?
Kjo është arsyeja pse unë hyra në politikë. Për të sjellë një frymë të re. Shqiptarët meritojnë një Kuvend me senatorë të vjetër, patjetër, por edhe me të rinj që me eksperiencat e tyre të marrin vendime që i shërbejnë të gjithë popullit. Në qoftë se nuk e bëjmë ne, kush do e bëjë?
-Ke ndonjë idhull në politikë?
Edhe Partia Demokratike ka pasur figura të nderuara që sot nuk janë më pjesë e saj, që ne të rinjtë e asaj kohe i adhuronim për intelektin që kishin. Sot nuk ka më figura të tilla, ndaj vendosa të mos aderoj në atë parti. Përsa i përket partisë socialiste, përveç kryeministrit që gjej shumë të përbashkëta, se edhe mua ky sukses që më ka sjellë sot, janë korrektësia, risku, guximi. Ne PS ka dhe dy figura që unë nuk kompleksohem ti përmend me emra, Gramoz Ruçi, idhull që edhe sot marrin të rinjtë këshilla. Dhe sa të ndryshëm dhe të ngjashëm, edhe Blendi Klosi për qytetarinë që ka.
-Si arkitekte, si do ta vizatoje parlamentin e ardhshëm?
Sa do doja që ai parlament i ardhshëm të ishte me figura të reja.
Stacioni i radhës do jetë kantieri. Atje ku ne arkitektët shohim se si projektet tona marrin jetë dhe bëhen reale….
Komente
