Nata e ndërrimit të viteve në Shqipëri nuk ka kuptim pa shijen e ëmbëlsirës tradicionale, bakllavasë. Shumica e familjeve shqiptare zgjedhin ta blejnë atë, të pakta janë amvisat që vazhdojnë traditën e hapjes së petave.
Një prej tyre është Edita Osmanaj së bashku me kunatën e saj Jonën, të cilat i hapën derën Report TV për të sjellë më pranë shikuesve, kryesisht amvisave shqiptare, recetën e bakllavasë.
Sipas Editës dhe Jonës, sekreti i bakllavasë është unike për çdo amvisë, e për to është tek pjekja dhe sherbeti.
Teksa na tregojnë hap pas hapi gatimin e kësaj ëmbëlsire, nga produktet përbërëse deri tek masa e tyre, ato flasin me shumë nostalgji për kohën e shkuar, për mënyrën sesi festohej ndër vite festa e ndërrimit të viteve në familjet e tyre.
Pavarësisht se vitet kalojnë, ato thonë se atmosfera festive mbetet e njëjtë për to, pasi në çdo festë, zgjedhin të mblidhen së bashku për t’u argëtuar.
Sa i takon bakllavasë, tregojnë se kjo ëmbëlsirë në familjen e tyre është traditë që t’u serviret edhe vizitorëve, të cilët vazhdojnë të trokasin për të uruar në ditën e parë të vitit.
Të pyetura se përse zgjedhin ta gatuajnë vetë dhe jo ta marrin të gatshme, pavarësisht kohës, ato thonë se përveç shijes i gëzohen edhe hapjes së petave si dhe atmosferës së përgatitjes për darkën e fundvitit. Në shtëpinë e Editës dhe Jonës atmosfera e festa ndjehet para dhe pas ndërrimit të viteve.
Nëse doni të bindeni keni booll argumente,rruga për tek Soji i Njeriut asht e gjat,a ban me ditë vlla a ma shum po rrespektohet Kryqi apo rregullat e Islamit ?
Përgjigju