Vlorë- Forcat speciale nga Tirana, FNSH nga Fieri dhe Policia e Vlorës, nisin një operacion në shkallë të gjerë dhe zhvillojnë kontrolle të befasishme në Vlorë, Selenicë dhe Orikum
Masa të shtuara sigurie dhe prezencë e madhe e forcave blu është vënë re në rrugët e qytetit mbrëmjen e sotme (25 prill), me pika kontrolli të shtuara dhe postblloqe.
Objektiv ishin disa pika të Vlorës dhe në zonat Selenicë dhe Orikum, segmente hyrëse dhe dalëse nga qyteti bregdetar. Në shënjestër kanë qenë persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të kërkuar apo që qarkullonin me armë pa leje.
Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili informoi se operacioni është zhvilluar në kuadër të masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e parametrave të sigurisë publike, duke pasur në fokus persona me precedentë penalë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore, si dhe individë që qarkullojnë me armë pa leje.
Policia bëri me dije se operacione të tilla do të vijojnë edhe në ditët në vijim, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim goditjen e grupeve kriminale dhe forcimin e rendit e qetësisë publike.
Burime policore konfirmuan se aksionet po zhvillohen mbi bazën e informacioneve, teksa nuk ka të dhëna për të arrestuar dhe shoqëruar deri tani.
Komente

operacioni prit prit se erdha hahahahaha
Përgjigju