Shëndeti

Specialisti i shëndetit publik, Leidon Shapo në Report Tv: Kujdesuni për trupin tuaj, që të rrisni jetëgjatësinë! Rregullat që duhet të ndiqni

17 Maj, 22:36| Përditesimi: 17 Maj, 22:38

  • Share

I ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio, ishte edhe specialisti i shëndetit publik, Leidon Shapo, i cili foli fillimisht për tranzicionin demografik dhe impaktin që sjell, si edhe për një studim mbi moshën biologjike dhe funksionale të zemrës, pa harruar edhe piramidën ushqimore.

“Tema e parë është një nga diskutimet më të zakonshme të shëndetit publik sot”, tha specialisti në studio, duke shtuar se nuk është gjë tjetër veçse një zhvendosje nga nivelet e ulëta të lindjeve në nivelet e larta të vdekjeve, që ndikojnë ndjeshëm në rezultatet shëndetësore. Janë shumë gjëra që duhen bërë, si në nivel sistemi ashtu edhe në nivel politikash, me masa afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata”, tha ai.

Sipas mjekut, cilësia e jetës është shumë e rëndësishme për të rritur jetëgjatësinë. Më pas, mjeku foli për zemrën – si po plaket ajo dhe kujdesin që duhet treguar, sidomos te personat që vuajnë nga obeziteti apo diabeti.

Pra, stili i jetës ka shumë rëndësi. Në fund, mjeku foli për piramidën ushqimore si një protokoll për të ruajtur balancat e elementëve, që i duhen trupit tonë për një ushqyerje të shëndetshme.

Në themel të piramidës qëndrojnë ushqimet bazë: perimet, frutat, zarzavatet dhe produktet integrale.Në përmbyllje, ai rekomandoi që dieta mesdhetare ka rezultuar të jetë më e suksesshmja.


Lajmi kryesor:

Klinika 24/ Specialistja e shëndetit publik, Enxhi Hasani: Para se t’i blini, lexoni shënimet te çdo produkt në market për sigurinë tuaj! Ja si të veproni dhe çfarë rrezikoni


A.Q/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?