'Spektakël i krijuar nga Zoti dhe tragjedi e injorancës në vendimmarrje' Ja çfarë mendon Rama për Shkodrën

28 Tetor 2023, 10:03| Përditesimi: 28 Tetor 2023, 10:39

  • Share

Shkodra është një ndër mrekullitë e Shqipërisë. E rrethuar nga deti, alpet liqeni, kodra e lumenjtë por dhe mikpritja dhe humori i saj është një destinacion turistik që shumë shtete do e kishin lakmi

Një magji e krijuar nga Zoti por që është dëmtuar shumë nga ata që morën vendimet jo të duhura.

Këtë mendim ka dhe kryeministri Edi Rama.

 Shkodra është shëmbëlltyra më spektakolare e tragjedisë, e para, e historisë brutale dhe e dyta e tragjedisë së injorancës në vendimmarrje, sepse Shkodra nëse vazhdojmë i shkojmë asaj që Zoti e ka marrë e bërë ditën e diel Shqipërinë dhe e ka bërë për telha, unë mendoj se Shkodrën pasi ka fjetur pak në zheg, është çuar dhe ka bërë Shkodrën. Është spektakël! Spektakël i magjisë së krijimit, por gjithësesi kemi dëmtuar, një pjesë aty ku kemi prekur, sidomos në vitet ’90-2000 edhe pak më tutje, por kemi shumë dhe e mira që shoh unë është që njerëzit kanë filluar ta ndjejnë, ta kuptojnë," tha Rama në podcastin e tij ku kishte të ftuar Marjana Koçekun sipërmarrësen e re që drejton agroturizmin “Neomalësorja

Me zgjedhjet e 14 majit, Partia Socialiste ka marrë drejtimin e këtij qyteti dhe kryeministri Rama ka premtuar se do ta transformojë. Pas 32 vitesh, në krye të bashkisë së Shkodrës është një socialist, Benet Beci.


Lajmi kryesor:

'Portofino e Cinque Terre s'kanë asgjë më shumë se liqeni i Komanit e Dukagjini' Njihuni me Marjanën, vajza që la Italinë për bujtinën e saj buzë Drinit


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?