Spinaq furre me pana dhe djathë nga zonja Albana

2 Dhjetor 2022, 11:11| Përditesimi: 2 Dhjetor 2022, 11:12

  • Share

Spinaq furre me pana dhe djathë

Përbërësit:

  • 1 tufë spinaq
  • 3 lgj vaj ulliri
  • 50 gr oriz
  • 3 vezë
  • 1/2 tufë koper
  • 120 ml pana
  • 200 gr djathë kaçkavall
  • 1 lgj miell misri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Kaurdisim me pak vaj ulliri spinaqin derisa të ulë pak vëllimin. Më pas shtojmë orizin e zier paraprakisht dhe koper. E kalojmë gatimin në një tavë të cilën e spërkasim më pak miell misri. Rrahim vezët bashkë me panën. Shtojmë kripë dhe piper dhe këtë masë e hedhim mbi spinaqin. E spërkasim në fund sipërfaqen me djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 15 minuta.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?