Spinaq me oriz dhe limon nga zonja Albana

17 Prill 2023, 11:58| Përditesimi: 17 Prill 2023, 12:00

  • Share

Spinaq me oriz dhe limon

Përbërësit:

  • 1 kg spinaq
  • 4 lgj vaj ulliri
  • 1 qepë e kuqe
  • 5 qepë të njoma
  • 1 fk oriz
  • 1 tufë koper
  • 1 kokërr limon
  • Kripë, piper jeshil

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim me vaj ulliri qepën e kuqe të grirë hollë, shtojmë pak kripë për të ndihmuar zbutjen. Pasi qepa është kaurdisur mirë shtojmë orizin, vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta dhe më pas e lemë orizin të ziejë për rreth 10 minuta. Ndërkohë shtojmë dhe qepët e njoma të prera imët si dhe spinaqin e prerë mesatarisht. Pasi ulet volumi i spinaqit, rregullojmë shijen me kripë, piper dhe bimë aromatike. Në fund shtojmë lëngun e limonit dhe e servirim sipas dëshirës me qofte të skuqura.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?