Spinaq me vezë, receta më e shijshme nga Raina Kovaçi

12 Janar 2023, 11:05| Përditesimi: 12 Janar 2023, 11:06

  • Share

Burani me spinaq

Përbërësit:

  • 1 kg spinaq
  • 1 tufë koper
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • 1-2 kërpudha
  • 3 kokrra vezë
  • Pak oriz
  • Salcë
  • Djathë të bardhë
  • Djathë kaçkavall
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim një qepë të grirë në rende me karrotën dhe kërpudhat, shtojmë pak kripë për të ndihmuar zbutjen dhe më pas të gjithë masën e kalojmë në frulatim. Vendosim në zjarr një tigan të ngrohet me vaj ulliri ku shtojmë purenë e përgatitur dhe spinaqin. Pasi spinaqi ka ulur vëllimin shtojmë orizin, pak fare salcë, koper dhe majdanoz. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper, e kalojmë gatimin në një tavë dhe e vendosim në furrë për disa minuta. Më pas e nxjerrim tavën nga furra dhe krijojmë disa gropëza të vogla ku hedhim vezët, bëjmë një spërkatje me djathë të bardhë dhe kaçkavall të grirë. E rivendosim përsëri tavën në furrë dhe e lemë derisa të mpiksen vezët.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?