Foto ilustruese

Spinaqi, si ta konsumoni që të mos 'humbin' vitaminat e tij

23 Nëntor 2022, 18:58| Përditesimi: 23 Nëntor 2022, 19:21

  • Share

Kur flasim për spinaqin, me siguri ushqimet e para që na vjen ndërmend janë byreku me spinaq, apo dhe receta të tjera të larmishme në të cilat ai mund të përdoret, por vetëm i gatuar.

Por sa lëndë ushqyese përfitojmë kur e konsumojmë të papërpunuara?

Spinaqi i papërpunuar është i pasur me hekur, vitamina K, C, A dhe antioksidantë. Këta përbërës të vlefshëm forcojnë trupin dhe e bëjnë atë më rezistent ndaj sëmundjeve të ndryshme, ndërsa mbrojnë shëndetin e trurit.

Përveç kësaj, duke ngrënë më shumë spinaq, ne mund të rregullojmë në mënyrë efektive presionin e gjakut dhe të mbrojmë shëndetin e syve, për shkak të antioksidantëve të spinaqit, veçanërisht luteinës.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?