Votimi elektronik për Elisa Spiropalin

Spiropali kryetare e parlamentit mori dhe 4 vota nga opozita! Bardhi në foltore, por emri i tij del tek tabela e votimit

30 Korrik, 20:36| Përditesimi: 30 Korrik, 21:05

  • Share

1722364669_bardhienebiaj.JPG

Në votimin e fshehtë për zgjedhjen e Elisa Spiropalit si kryeparlamentare, mes 4 votave nga deputetët e opozitës është edhe vota e kreut të grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhit. Ai raportohet se nuk ka votuar pasi gjatë momentit të votimit të fshehtë, ka qenë tek foltorja. Me gjasë për Bardhin ka votuar Ori Nebijaj.

Gjatë seancës pati tensione, teksa deputetët e opozitës me Bardhin e Nokën në krye bllokuan foltoren dhe tentuan të bllokonin edhe votimin për Spiropalin.

Fillimisht votimi do kryhej me votë të fshehtë dhe për këtë u vendosën disa kuti votimi, por kjo u pamundësua për shkak të deputetëve opozitarë dhe më tej votimi për Spiropalin u krye elektronikisht nga vendi por i fshehtë. Përveç Bardhit rezulton se kanë votuar edhe dy deputetë të opozitës, nga radhët e PDIU-së.


Lajmi kryesor:

Kuvendi miraton mes tensioneve ndryshimet në Qeveri: Ja sa vota morën ministrat e rinj! Elisa Spiropali kryetare e Kuvendit


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?