Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në spitalin e Fierit 50 persona do jenë personel turqë dhe 320 persona personel shqiptarë. Këto të fundit do përzgjidhen nga personeli turk.
“Sot kemi më në fund mundësi të shohim realizimin e këtij projekti, me presidentin e Turqisë këtë çështje e kemi shtruar më parë, ia kam prezantuar dhe Gramozit që e kemi shtruar. Për 1001 arsye u bë e mundur vetëm së fundmi. Ky spital do ti shërbejë një zone më të gjerë. Do të jetë spital publik, si të gjithë spitalet e tjera, pa pagesë, jo spital privat me faturë ekstra. Ajo që unë e konsideroj të rëndësishme është se nuk do jetë një qendër që do transferohet energjia më moderne. Do të pajiset nga A te ZH-ja nga Turqia, do të jetë një qendër e transferimit të dijes. Do të pilotohet autonomia spitalore. 50 persona personel turk dhe 320 persona personel shqiptar. Personel turk do ketë që nga drejtuesi i spitalit. Personel ishqiptarë do bëhet nga spitlai i Fierit në bazë të një testi që do të bëhet nga personeli turk", tha Rama.
Lajmi kryesor: