Kronikë

Informacion në rrugë operative 'Po e shesin', policia në aksion prangos 3 persona në Vlorë! Makina e mbushur me drogë

5 Dhjetor 2021, 10:09| Përditesimi: 5 Dhjetor 2021, 10:42

  • Share

3 vlonjatë janë prangosur nga policia e Vlorë pasi ishin duke udhëtuar me 30 kg drogë në makinën  “Ford”.

Në operacion e koduar "Bishani" u arrestuan në flagrancë Aldo Tushaj, Sokol  Beqiraj dhe Alban  Velo.

"Tre personat që po transportonin kanabisin janë arrestuar; A.T., 34 vjeç, S.B. 29 vjeç dhe A.V. 34 vjeç, banues në Bishan, Vlorë. Pas informacioneve në rrugë operative policia u vendos në lëvizje duke bllokuar rrugët në fshatin Bishan duke ndaluar makinën. Nga kontrolli fizik i personave të arrestuar dhe i mjetit tip ”Ford” në të cilin ata udhëtonin u gjet droga. Në bashkëpunim me prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, ka njoftuar policia.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?