Andreas Schieder 

Politikë

Stabilizim-Asociimi / Schieder: Kemi 24 kapituj të hapur dhe kjo është sukses! Koha e paraburgimit deri në gjykim duhet të jetë më e shkurtër, thirrje për reflektim nga drejtësia

18 Qershor, 17:53| Përditesimi: 18 Qershor, 19:07

  • Share

1750258382_shieder.jpg

Andreas Schieder kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian AFET në Parlamenti Europian ka thënë se Shqipëria ka bërë përparime në raport me integrimin. Nga ana tjetër Schieder u ndal konkretisht dhe një problem që sipas tij është shqetësues, koha që institucionet e drejtësisë kanë mes paraburgimit dhe kohës së gjykimit, që sipas tij duhet të jetë sa më e shpejtë në mënyrë që çështjet të kenë përfundim.

"Kjo është ajo diplomacia parlamentare, që njihet tashmë që dhe ndonjëherë dhe keqkuptohet, por që në fakt është një platformë shumë e rëndësishme për të shkëmbyer ide, por edhe që gjerat të ecin përpara. Këto janë ato gjërat e mira, në veçanti kur ne flasim për zgjerimin, PE ka qenë një nga shtysa kryesore për integrimin e Shqipërisë në BE edhe në ato momente, kur kjo për Komisionin nuk ka qenë përparësi.

Ne në Komisionin e Jashtëm kemi sjellë raportin që u votua, disa prej jush keni qenë të pranishëm atje nga parti të ndryshme politike. Unë kam shkuar kam bërë takime me partitë politike në Shqipëri, me PS, me PD me shoqërinë civile dhe me zonjën Dhuka. Deri tani kemi hapur 24 kapituj kjo është shumë e suksesshme dhe tani është shumë e rëndësishme që të mbyllen dhe të zbatohen.

Kemi tre çështje kryesore.

E para ka të bëj me luftë kundër korrupsionit, institucioni që është ngritur, SPAK, por natyrisht ajo që presin ata është që dhe sistemi i drejtësisë të jap përgjigje për gjykimet që do të vinë dhe që periudha e paraburgimit deri në gjykim të jetë sa më e shpejtë dhe kjo duhet të reflektohet."-tha Schieder.


Lajmi kryesor:

PD ‘avazin’ edhe në PE, ankohet për 11 majin e SPAK: Duhet reformë e re zgjedhore! Balla: Zgjedhjet konkurruese, të vendosur për të hyrë në BE


H.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?