Politikë

Starova: Kushtetuesja do të marrë vendim pro për shkarkim të Metës! Koçi: Kjo është presidenca më e shëmtuar ndonjëherë

26 Maj 2021, 22:54| Përditesimi: 26 Maj 2021, 23:14

  • Share

Në emisionin 'Repolitix' të ftuarit folën edhe për çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.  Arjan Starova u shpreh i bindur se Gjykata Kushtetuese do ta miratojë shkarkimin që do të votohet në Kuvend.

"Vendimi i Kushtetueses pastaj do të jetë për ta hequr. Por kjo do të ketë një debat shumë të madh më pas"

Ndërkohë që Petro Koçi tha se kjo është Presidenca më e shëmtuar e bërë ndonjëherë.

"Presidenti i ardhshëm mund të vijë edhe nga opozita, ne na duhet një kryeqytetar", u shpreh ai.

Për analistin Enver Bytyçi ky është një parlament i paligjshëm.

"Vendimi i parlamentit duhet të bazohet në Kushtetutë, duhet të bazohet në një nen konkret. Së dyti unë mendoj se parlamenti është i paligjshëm", tha ai.  


Lajmi kryesor:

Berisha 'non grata', Starova në Repolitix: S'ka asnjë akuzë zyrtare për të, ja pse i shkrova Blinkenit! Koçi: Ka afera konkrete korruptive si kompleksi 'Partizani'


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?