'PD mes Berishës dhe SHBA'. Kjo është tema e 'Repolitix' në Report Tv sonte, ku janë të ftuar politikanët Petro Koçi dhe Arian Starova dhe analistët Enver Bytyçi dhe Plator Nesturi.
Kryetari i partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova, tha se vendimi i SHBA-ve për të shpallur 'non grata' ish-Kryeministrin Sali Berisha është i bazuar në lobingje dhe në lajmet e mediave shqiptare pasi sipas tij Berisha nuk është ccuar para drejtësi për ndonjë akuzë për ccshtje korruptive.
"Gjatë 4 viteve të para të qeverisjes 2005-2009 Berisha pati një qeverisje të shkëlqyer, 4 vitet e dyta kishin probleme me aferat korruptive por që nuk krahasohet me këto të tanishmet. Kush e njeh nga afër z. Berisha e di shumë mirë që ai nuk vret dot një pulë. Është humanist i shkëlqyer se është dhe mjek. Ai duhet të shkojë në Kuvend se nuk është i dënuar. I takon atij ta vendosë", tha Starova.
Ndërkohë që deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste, Petrot Koçi, tha se ka akuza konkrete për Berishën, duke përmendur edhe aferën e Kompleksit Partizani.
"Berisha është akuzuar për çështje të drejtpërdrejta, për aferën e kompleksit "Partizani" për shembull. PD duhet të mbajë një qëndrim për këtë. Kur Edi Rama kandidoi për kryetar partie ndërtoi një paltformë kundër ish-kryetarit dhe arriti ta fitojë. Z. Basha nuk e ka bërë këtë kundër Berishës', tha Koçi.
Në emisionin 'Repolitix' të ftuarit folën edhe për çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta. Arjan Starova u shpreh i bindur se Gjykata Kushtetuese do ta miratojë shkarkimin që do të votohet në Kuvend.
"Vendimi i Kushtetueses pastaj do të jetë për ta hequr. Por kjo do të ketë një debat shumë të madh më pas"
Ndërkohë që Petro Koçi tha se kjo është Presidenca më e shëmtuar e bërë ndonjëherë.
"Presidenti i ardhshëm mund të vijë edhe nga opozita, ne na duhet një kryeqytetar", u shpreh ai.
Për analistin Enver Bytyçi ky është një parlament i paligjshëm.
"Vendimi i parlamentit duhet të bazohet në Kushtetutë, duhet të bazohet në një nen konkret. Së dyti unë mendoj se parlamenti është i paligjshëm", tha ai.
O staroqe o ko.e gomari po ti qenke i korruptuar njelloj si salqeni qe nuk e shikoke te drejen ne sy. Mos fsheh ndonje pisellik qe ke bere kur ishe minister i jashme apo ne ministrine e mbrojtjes lidhur me klubin partizani. Sic duket te ka hedhur ndonje llokme te madhe qe flet ne kete gjuhe te hidhur. Ishalla ju zencin gjynahet e kesaj Shqiperie qe e keni vjedhur dhe shkaterruar prej 30 vjetesh sa me pare. Vendi i te gjithe jashteqitjeve eshte vetem biruca.
Përgjigju